1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shqipëria: Dekriminalizimi i politikës

Pastrimi i politikës nga individë me rekorde kriminale është rikthyer në ҫështje të nxehtë dite në Tiranë.

Ligji i dekriminalizimitt të politikës hyri në fuqi në vitin 2015. Sistemi zgjedhor i centralizuar, me të cilin u zhvilluan për herë të parë zgjedhjet parlamentare 2009 hapi dritën e gjelbër për hyrjen në Parlament të personave të pasur, me rekorde kriminale. Dukuria vijoi edhe në zgjedhjet e vitit 2013, të fituara nga PS dhe u bë shqetësim i opozitës së kryesuar nga PD, që mori nismën për ligjin në fjalë.