1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shqipëri: Opozita proteston me thirrjen "Rama ik"

Duke filluar nga shkurti i vitit 2019, opozita organizon në Tiranë një seri protestash kombëtare antiqeveritare, me moton: "Rama ik!".

Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryetarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it, më 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën.