Shqipëri: Ndal gjuhës së urrejtjes dhe konfrontimit | Ballkani | DW | 26.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Ndal gjuhës së urrejtjes dhe konfrontimit

Mos votoni kandidatë që përdorin gjuhën e urrejtjes! Në prag të zgjedhjeve lokale Komiteti shqiptar i Helsinkit i bën thirrje votuesve

Zgjedhjet e fundit parlamentare, qershor 2005

Zgjedhjet e fundit parlamentare, qershor 2005

Gjuha e urrejtjes dhe e konfrontimit, si nje nga mangesite e dukshme ne kulturen politike te Tiranes, ze nje vend te posacem ne Rezoluten e Keshillit te Europes, mbi vazhdimin e monitorimit lidhur me ecurine demokratike te Shqiperise, te miratuar te enjten ne Strazburg.

Shembulli me i fresket i perdorimit te kesaj gjuhe eshte fushata elektorale aktuale, qe po zhvillojne forcat politike per zgjedhjet lokale te 18 shkurtit 2007. Fyerjet ne publik dhe spekullimet me jeten private te kundershtarit politik jane kaq te shpeshta, saqe kane angazhuar organizatat qe merren me mbrojtjen e te drejtzave te njeriut dhe ato te shoqerise civile per t´i thene "Ndal" fenomenit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nje nga aktoret me te angazhuar te shoqerise civile ne Shqiperi, ka bere thirrje disa here krereve te politikes per te hequr dore prej gjuhes se urrejtjes dhe konfrontimit.

Deutsche Welle: E ftuar ne studion e Deutsche Welles ne Tirane eshte Vasilika Hysi, kryetare e ketij komiteti. Zonja Hysi, mireseerdhet. Te flasim se pari per gjykimin e Komitetit qe ju drejtoni ne lidhje me atmosferen e fushates zgjedhore?

Vasilika Hysi : Situata eshte e tensionur. Ka mungese te shpalosjes se alternativave dhe premtime te tepruara, te pamundura per t´u realizuar. Por fenomeni me negativ qe po verejme ne kete fushate dhe, qe demton se tepermi standartet e zgjedhjeve demokratike eshte gjuha qe po perdoret, klaimi ne fyerje, debate per jeten personale te kundershtarit politik pa i dhene rendesi alternativave qe ofrojne kandidatet per te drejtuar bashkite dhe komunat. Sipas kodit zgjedhor kandidatet duhet te bejne nje fushate te ligjshme. Kurse Kodi i Sjelljes, i nenshkruar nga partite ne gare, kerkon qe te mos perdoren fyerje dhe shpifje. Por partite qe e nenshkruan jane duke e shkelur kete kod. Me sa duket gjuha e urrejtjes qe po shfaqet ne kete fushate tregon se sa te manget jane lideret politik ne komunikimin sipas standarteve normale, demokratike.

Deutsche Welle : Pra, edhe kjo qe po ndodh ne kete fushate shte nje aresye pse Shqiperia do te vazhdoje te monitortohet nga Keshilli i Europes?

Vasilika Hysi. Po. Krijohet nje imazh i papelqyer te organizatat europiane dhe perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi. Por jo vetem tek ata. Edhe tek ne, votuesit, tek publiku. Krijohet bindja se ne Shqiepri gjerat behen pas sherresh pafund, se fryma e bashkeopunimit dhe kooperimit eshte teper e veshtire te mbizoteroje mbi inatet dhe mosbesimin dhe ajo arrihet pa nje humbjeje te madhe kohe,energjish. Imazhi tjeter qe krijiohet tek publiku eshte se fjalen e pare dhe te fundit per probleme teknike qe dalin e thone politikanet, se ekspertet degjohen pak ose aspak dhe kjo con ne konfrontime politike

Deutsche Welle: A mendoni se per fyerjet ndaj kundershatarit poltik duhet te kete denime ligjore. Cfare mendoni bazuar edhe ne filozofine e organizates suaj?

Vasilika Hysi: Komiteti i Helsinkit nuk mund te penalizoje, nga pikpamja e mbrojtjes se te drejtave te njeriut, forcat politike apo kandidatet e tyre kur ato perdorin gjuhen e urrejtjes, Misioni yne eshte eshte te ndergjegjesojme publikun, votuesit, median te jene te ndjeshem ndaj ketij fenomeni negativ dhe te bejne presion tek opinioni publik qe kandidatet dhe forcat politike ku ata mbeshteten te kontrollojne veten, te ndertojne autocensuren lidhur me perdorimin e gjuhes se urrejtjes.

Deutsche Welle: Cila eshte sipas jush rruga me efikase, zgjidhja me e mire qe te evitohet kjo gjuhe apo qe te filloje kultivimi i nje kulturte tjeter politike, i asaj qe kerkon BE dhe organizatat e tij, tani konkretisht Asambleja Parlamentare e Keshiliit te Europes?

Vasilika Hysi: Rruga me e mire eshte te votohen ata kandidate qe shpalosin alternativa dhe nuk perdorin fyerjet ndaj kundershtarit politik. Ne kete kuptim, jane votuesit qe mund te cojne perpara demokracine sidomos ne kushtet kur klasa politike ka kete minus te madh: mungesen e kultures se komunikimit, te mbarjtjes se frymes konfliktuale gja qe con edhe ne zvordhjen e elektoralit, ne ftohjen e tij dhe mungesen e deshires per te ushtruar te drejten e tij themelore, te votes.



  • Data 26.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZH
  • Data 26.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZH
Reklamë