Shqipëri: Garë politike për ligjin e hapjes së dosjeve | Ballkani | DW | 26.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Garë politike për ligjin e hapjes së dosjeve

Në duart e deputetëve shqiptarë kanë mbërritur brenda 48 orëve të fundit tre projektligje të ndryshme, për të njëjtën çështje- të hapen dosjet e atyre politikanëve dhe zyrtarëve, te cilët kanë bashkëpunuar me ish organet e Sigurimit të Shtetit, siç quhej në kohën e diktaturës policia e fshehtë

Dosjet duhen hapur

Dosjet duhen hapur

Afër dy vjet më parë parlamenti ka rrëzuar me shumicë votash një projektligj që parashikonte hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit, pavarësisht këmbënguljes së një grupi deputetësh, njeri prej të cilëve ishte demokristiani Nard Ndoka.

Ndoka ka tentuar tani sërish për një gjë të tillë, duke prezantuar njërin prej tre varianteve para deputetëve. Ai thotë se "hapja e dosjeve do ta çlirojë politikën dhe shtetin shqiptar nga kapja prej historive të vjetra, nga përdorimi i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që kanë poste në qeveri dhe institucione. Projektligji ynë synon të informojë publikun e interesuar se cili nga të zgjedhurit apo të emëruarit ka bashkëpunuar me ish Sigurimin".

Sipas Ndokës ligji për deputetët dhe të zgjedhurit me votë nuk do të ketë detyrim përjashtimi, kurse për të emëruarit në administratë qëndrore ose lokale ligji i përjashton nga detyra.

Në projektligjin e paraqitur nga grupi parlamentar i PS-se në opozitë përcaktohet se "ndalohet publikimi i emrit të personit që rezulton bashkëpunëtor nëse ai ose ajo e vetëdeklarojnë një gjë të tillë para komisionit të posaçëm ku deklaron gjithashtu se do të japin dorëheqjen nga posti që mban, para se të publikohet emri. Nëse largimi nga posti nuk ndodh atëhere emri (pseudonimi) bëhen publik."

Petro Koçi, nënkryetar i grupit parlamentar thotë se me këtë projektligj synohet të informohet publiku për ata që e përfaqësojnë në parlament apo në qeverisjen qëndrore a lokale.


Ndërkohë që PD ka një fokus më të zgjeruar për ata që do të përfshihen në projektligjin e hapjes së dosjeve. Veç atyre që kanë bashkëpunuar me Sigurimin, sipas variantit të PD-së përfshihen dhe ata anëtarë të forumeve të Partisë së Punës, anëtarë të qeverisë komuniste, të gjykatave të sistemit komunist, oficer madhor i Sigurimit te Shtetit, drejtues i degës së punëve të brendshme etj. Deputeti i PD-së Astrit Patozi thotë se "pesha më e madhe e hapjes së dosjeve bie në rradhët e opozitës së sotme."

Përballë kësaj situate kur janë 3 projektligje, të cilat detyrimisht do të konvertohen në një të vetëm, parlamentarët pritet të kërkojnë dhe asistencën e ekspertëve nga Këshilli i Europës dhe veçanërisht nga vendet e Europës Lindore, vende ku janë hasur me praktika të tilla më parë. Problemi i hapjes se dosjes u rihap në Shqipëri pas diskutimit në parlament të një rezolute të Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të periudhës komuniste.


  • Data 26.10.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbc
  • Data 26.10.2006
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbc
Reklamë