Shqipëri: Energjia diellore e domosdoshme | Ballkani | DW | 22.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Energjia diellore e domosdoshme

Vendet e Europes Qëndrore kërkojnë t´i japin Shqipëris përvojën e tyre për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe të testojnë mundësinë e investimeve dhe të projekteve të përbashkëta në këtë fushë

Central diellor, Espenhain

Central diellor, Espenhain


Përdorimi i energjisë diellore, i erës apo i biomasave sa për të përmednur disa nga burimet e rinovueshme të energjisë është bërë imperativ për Shqipërnië.

Prej më se 10 vitesh popullsia dhe biznesi vuan nga mungesa e energjisë elektrike te prodhuar nga hidro dhe termocentralet. Ndëkohë që si vend mesdhetar me një numër të konsiderueshëm ditësh me diell panelet diellore do të ishin një alternativë mjaft racionale dhe efikase.

Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes , Genc Ruli, pjesëmarrës në takimi n " Ditët e Europës Qendrore në Tiranë për burimet e rinovueshme të energjisë" tha se Shqipëria e vlerëson prioritet të saj investimet në këtë fushë. Ai ftoi investotorë nga vendet e Europës Qendrore të vijnë në Shqipëri për të filuar investimet në shfrytëzimin e burimeme të rinovueshme të energjisë.

Takimi nderkombetasr që po zhvillohet në Tiranë i paraprin Forumit Ekonomik të Europës Qëndrore, që do të zhvillohet në nëntor, po në Tiranë.


  • Data 22.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcO
  • Data 22.09.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcO
Reklamë