1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria i kontribuon luftës kundër terrorizmit

Ani Ruci10 Qershor 2005

Ende pa përfunduar misinin e tij në Shqipëri, zyrtari i lartë i OKB Havier Ruperes përgëzoi autoritetet vendore për angazhimet në luftën kundër terrorizmit.

https://p.dw.com/p/AqkW
Tirana
TiranaFotografi: DW

"Shqipëria ka treguar një nivel të lartë të vullnetit politik për të luftuar terrorizmin global. Ajo është ndër vendet e pakta në botë të cilat kanë nënshkruar dhe ratifikuar konventat kundër terrorizmit - gjithësejt 12", tha Ruperes.
Në katër vjetët e fundit janë ngritur një varg strukturash në institucionet më të rëndësishme të vendit - të mbrojtjes, të rendit, të financave dhe shërbimeve sekrete, të cilat mundësojnë luftën më efikase kundër terrorizmit. Që nga viti 2002 e deri më sot, Shqipëria dërgon cdo vit rreth 160 trupa paqëruajtëse në misione të ndryshme në botë.
Nënkolonel Beg Ajazi, drejtor i Drejtorisë së zbulimeve në Shtabin e përgjithëshëm, për Dojce Velen thotë se "Shqipëria me një akt normativ në mars të vitit 2003 miratoi dërgimin e truapve në Irak. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë mision është një mbështetje e drejtë për koalicionin e atjeshëm. Aktualisht kemi atje 120 veta, ndërsa në Afganistan kemi rreth 40 veta. Në Bosnje - Hercegovinë kemi trupat tona të stacionuara brenda komandës gjermane".
Nënkolonel Ajazi bënë të ditur se Shqipëria ka miratuar edhe një ligj i cili mundëson kalimin nëpër territorin e saj të trupave aleate.
"Ky ligj është në pëprputhje të plotë, përsa i përket masave të luftës kundër terrorizmit, sepse ai nuk ka kufi, kohë dhe vend por është i kudondodhur dhe në cdo vend. Për këtë arsye me këtë ligj kemi mundësi të presim trupat e huaja, por edhe ti dërgojmë trupat tona jashtë", thotë ai. Ideja është që në këtë luftë të marrin pjesë edhe struktura të tjera të ushtrisë, dhe jo vetëm ato komando.