Shqetësim në perëndim rreth politikës së paqartë atomike të Iranit | Evropa | DW | 21.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shqetësim në perëndim rreth politikës së paqartë atomike të Iranit

Nëse Irani vërtetë është i vendosur të ketë bombë atomike, atëherë ai do të ballafaqohet me izolim ndërkombëtar

Central atomik, Iran

Central atomik, Iran


Sulmet më të reja të presidentit iranian, Mahmud Ahmedinnexhat kundër Izraelit i kanë vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e mundimshme të BE-së për vazhdimin e bisedimeve me Iranin për çështjet atomike. Mirëpo Bashkimi Evropian nuk sheh tjetër alternativë, përveç bisedimeve. Gjatë "bisedimeve testuese", BE-ja dëshiron të sqarojë sot, se a ka bazë për vazhdimin e bisedimeve të ndërprera në muajin gusht.

BE me rezerva në pritje të vazhdimit të bisedave me Iranin

Lajmet për programet atomike të Iranit kanë shkaktuar jehonë më dramatike se sa realiteti i vërtetë. Ka disa vite, që shteti i shenjtë islamik, Irani është zotuar, se do zhvillojë programe atomike. Në vitin që po vjen synohet vendosja e një reaktori të lehtë ujor në Busher. Shqetësime nuk krijon reaktori i parë bërthamor. Janë dy gjëra tjera: Së pari Irani ka 18 vjet që hesht për blerjen në tregun e zi të përbërsve nukleare. Para tre viteve kjo është zbuluar dhe që atëhere ka humbur besimi tek ky vend.

Qëllimi i dytë i programit iranian është më i gjerë se sa ndërtimi i një centrali bërthamor ne Brusher. Zyrtarisht Irani synon ndërtimin e një centrali atomik me fuqi 20 mijë megavat, por kësaj duhet shtuar edhe 10 deri 20 centrale të tjera.

Para se gjithash,pushteti autokrat në Teheran dëshiron të sigurojë teknologjinë për centralet e përmendura. Për shkak të presionit dhe lutjeve të BE-së është shtyre aktivizimi i pasurimit me uran. Kreu iranin ka edhe mbështetjen e popullsisë, e cila ndihet krenare në kursin antiperëndimor. Një iranian thotë: "Ata pra -Perendimi mendon se ne do të shfrytezojme teknologjinë atomike për qëllime të luftës. Kjo nuk është e vërtete. Ne kemi vetëm qëllime paqesore.

Nj qytetar tjetër i Teheranit shprehet:"Perëndimi dëshiron të posedojë teknologji atomike vetëm për vete, ndërsa neve dëshiron të na e ndalojë këtë. Ata duan të kenë çdo gjë vetëm për vete".

Askush në Iran nuk mund të kuptojë se pse Izraeli ka të drejtë të ketë centrale atomike dhe bombë atomike, duke mos e nënshkruar madje asnjë marreveshje kundër përhapjes së atomit. Kjo duket paradoksale per qytetarët iranianë, aq më shumë, siç thonë ata, se përkundër asaj që Irani lejon inspektorët ndërkombëtarë, sërish vazhdon vetëm të jetë nën tavolinën e të akuzuarve. Objektivisht regjimi në Teheran nuk e ka me vete vetëm popullsinë, por edhe të drejtën ndërkombëtare. Pasurimi me uran askund nuk është i ndaluar.

Irani kundërshton akuzat, se ai dëshiron të prodhojë bombë atomike, sepse kjo është edhe kundër islamit. Mirepo është e qartë, se Irani e mban të hapur këtë mundësi. Sipas vlerësimeve të shefit të ushtrisë izraelite edhe nëse Irani arrin të prodhoje bombën atomike, kjo nuk do të mund të bëhet gjate viteve 2008- 2009. Ndërkaq shërbimet e fshehta amerikane janë të mendimit, se një gjë e këtillë nuk mund të arrihet para vitit 2015. Nëse Irani vërtetë është i vendosur të ketë bombë atomike, do të ballafaqohet me izolim ndërkombëtar. Mirëpo as sulmi ajror në pozicionet iraniane nuk do të mund të evitojë planin iranian atomik. Askush nuk e di se a ka marrë këtë vendim për të pasur bombën atomike Irani.

  • Data 21.12.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCY
  • Data 21.12.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCY