Shpresa për lirimin e turistëve gjermanë në Jemen | FOKUS | DW | 29.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shpresa për lirimin e turistëve gjermanë në Jemen

Në Jemen u rrëmbyen dje pesë turistë gjermanë. Bëhet fjalë për familjen e ish-sekretarit gjerman të shtetit Jürgen Chrobog

Ish-sekretari i shtetit Jürgen Chrobog

Ish-sekretari i shtetit Jürgen Chrobog

Shpresa për lirimin e Chrobog

Qeveria gjermane dhe ajo e e Jemenit po vazhdojnë me intensitet tratativat për lirimin e ish sekretarit gjerman të shtetit, Chrobog, gruas dhe tre djemve të tij. Shpresohet që t'i jepet sot fund dramës së rrëmbimit në Jemen. Megjithatë gazeta "Jemen Observer" raportoi se gjatë ditës së sotme ka dështuar një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së brendshme gjermane dhe rrëmbyesve.

Përkundër njoftimeve të mediave, guvernatori i provincës së Shabvas, Abdakllah al- Kaddi është shprehur optimist, se tratavivat po marrin drejtimin e duhur.

Si ndodhi rrëmbimi?

Gjermani i rrëmbyer në Jemen është ish-sekretari i shtetit pranë ministrisë së punëve të jashtme Jürgen Chrobog si dhe e shoqja dhe tre djemtë e tij të rritur. Këtë e pohoi ministria e jashtme në Berlin.

Chrobog dhe familja e tij udhëtuan më 24 dhjetor në jug të gadishullit arabik me ftesë të ministrisë së jashtme të Jemenit. Nën drejtimin e një sipërmarrësi udhëtimesh nga Jemeni Chrobog morri pjesë në udhëtimin nga Adeni drejt qytetit-port El Mukalla. Chrobog u rrëmbye me të shoqen dhe tre fëmijët rreth 460 kilometra larg kryeqytetit Sanaa gjatë qëndrimit në një restorant. Siç bëjnë të ditur autoritetet jemene, policia e njeh ndërkohë vendin ku ndodhen turistët e rrëmbyer. Sipas tyre, negociatat për lirimin e tyre vazhdojnë me intensitet.

Përpjekjet zyrtare për lirimin

Ministria e brendshme e Jemenit bëri të ditur se familja dhe shoferi janë rrëmbyer dje pasdite nga luftëtarë të armatosur fisesh gjatë qëndrimit në një restorant pranë rrugës në rajonin Al Irim. Sipas saj, policia e njeh vendqëndrimin e të rrëmberve dhe rrëmbeysit duan të lirojnë me shantazh një pjesëtar të fisit të tyre, i cili është i burgosur në qytetin-port të Adenit. Ministria e jashtme gjermane në Berlin u informua për rrëmbimin prej ambasadorit gjerman në Sanaa.

Shtabi i krizës që u formua me këtë rast në Berlin është nën drejtimin e sekretarit të shtetit, Georg Boomgaarden. 65 vjeçari i rrëmbyer tani Jürgen Chrobog e ka ushtruar edhe vetë këtë funksion nën qeverinë kuqegjelbër. Në gusht 2003 ai arriti lirimin e 14 turistëve në Sahara, mes tyre 9 gjermanë. Chrobog ka qenë më parë edhe ambasador i Gjermanisë në SHBA.

  • Data 29.12.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgt
  • Data 29.12.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgt