1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresa për Shqipërinë

Ani Ruci30 Shtator 2005

Bisedimet u cilësuan pozitive, por megjithatë nuk do të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare për qytetarët shqiptarë. Vendet e BE nuk janë ende të bindura

https://p.dw.com/p/AqtF
Tirana
TiranaFotografi: DW

Raundi i 10 -të i negociatave teknike mes Shqipërisë dhe BE për përfundimin e marrëveshjes së Asocim - Stabilizimit shënoi një moment pozitiv.
Kryenegociatori i Komisionit Europian, Rheinhard Priebe, tha te premten në Tiranë, se "kishte besim se marrëveshja do të perfundojë së shpejti." Por ai përsëriti mesazhin konstant të Brukselit se kjo do të varet nga performanca e qeverisë në zgjidhjen e çështjeve thelbësore si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, përmirësimi i shërbimeve në dogana.

Qeveria e re e Tiranës, tha Priebe, duhet të tregojë me vepra se është e angazhuar për të sjellë ndryshime në këto fusha.

Ndërkohë Priebe i zbehu shpresat e qytetareve të Shqiperise kur tha të premten në Tiranë se nuk ka gjasa që të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare. Kjo pasi vendet e BE nuk janë të bindura për rezultatet e luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimtar për përfundimin e marrveshjes në fjalë do të jetë raporti që Komisioni Europian do të publikojë në Nëntor lidhur me situatën në Shqipëri.

Qeveria e re e kryeministrit Berisha e konsideron përfundimin e marrëveshjes se Asocim- Stabilizimit si një nga prioritetet e programit të saj.