1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shprehjet më të rrezikshme prej kohës së Hitlerit

Klaus Dahman22 Dhjetor 2005

Qëndrimi i bundestagut gjerman ndaj përgënjeshtruesve të Holokaustit, si presidenti iranian Ahmedinexhad

https://p.dw.com/p/Aqh0
Bundestagu gjerman
Bundestagu gjermanFotografi: AP

Deklaratat e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhat për Holokaustin dhe Izraelin kanë hasur në protesta të ashpra në të gjithë botën. Ahmedinnexhat nuk e ka vënë në dyshim vetëm ekzistencën e shtetit izraelit, por ai e ka quajtur si "përrallë" të perëndimit faktin, se në kohën e nazizmit janë vrarë gjashtë milionë çifutë. Bundestagu gjerman ka miratuar një rezolutë, në të cilën gjykohen deklaratat e presidentit iranian. Se faktet historike nuk duhet të përgënjeshtrohen, nuk është vetëm qëndrim i çdo politikani gjerman, por edhe një konsensus i gjerë në shoqërinë gjermane.

"Plotësisht e papranueshme"- kështu tingëllon gjykimi i deputetëve të Bundestagut gjerman ndaj deklaratave të Mahmud Ahmadinexhatit. Në emër të qeverisë gjermane, sekretari shtetëror për politikën e jashtme, Gernot Erler e ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar: "Për ne mbetet nje fakt i pakontestuar e drejta e ekzistencës së shtetit të Izraelit, e cila paraqet shtyllën themelore të politikës së jashtme gjermane".

Deputetët si ai FDP-së, Glorian Toncar ka zgjedhur fjalët me drastike: "Disa herë jane shprehur deklarata të qëllimshme, të përsëritura e të padurueshme, kurse tani dëgjohen edhe sulme, të cilat ne i hedhim poshtë."

Për presidentin e Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Paul Spiegel, e gjithë kjo nuk mjafton: Vetëm me qëndrime verbale nuk mjafton, qeveria gjermane duhet të nxjerr konsekuenca, kërkon Spiegel: "Tani duhet të pasojnë veprimet. Deklaratat e presidentit iranian janë ndër më të këqijat që nga koha e Adolf Hitlerit".

I shokuar nga deklaratat e presidentit iranian është edhe historiani Volfgang Benc, i cili është drejtues i Qendrës për Hulumtimin e Antisemitizmit në Berlin. Sipas tij, përveç një grupi ekstremistësh të djathtë në Gjermani ekziston një konsensues shoqëror i gjykimit të ngjarjes së Hollocaustit. Benc: "Këtë e kanë kuptuar të gjithë njerëzit: Holokausti ka ndodhur, gjenocidi ka ekzistuar. Dhe ai ka pasur pasoja të tmerrshme, prej të cilave ne vuajmë edhe sot."

Konfrontimi me të kaluarën ishte jo i këndshem edhe gjatë dekadave të para të pas luftës në Gjermani. Në procesin gjyqësor të Nyrenbergut u vu në pah dimensioni i madh i krimeve të regjimit të Hitlerit, thotë historiani Benc dhe shton: "Për këtë nuk dëshirohej të bisedohej, ka pasur edhe turp, ekzistonte ndjenja e fajit. Nuk kishte vullent për t'u ballafaquar publikisht me të vërtetën duke ju shmangur diskutimit. Mirëpo nuk është përgënjeshtruar ajo që ka ndodhur."

Rikthimui në temën e Holokaustit ndodhi fillimisht në kohën e protestave të studentëve gjatë vitit 1968, kur studentët në rrugë protestuan kundër luftës në Vjetnam dhe njëkohësisht kërkuan nga prindërit e tyre të flasin për të kaluarën naziste. Debati megjithatë u ndez në vitet 70-të, kur u transmentua seria amerikane në televizion me titullin "Holokausti".