1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpeshtohen rastet e ekstremizmit të djathtë në Bundeswehr

27 Janar 2020

Kundër 550 ushtarëve gjermanë po hetohet për shkak të qëndrimeve djathtiste ekstreme. Në vitin 2019 janë shënuar 360 raste të reja, shkruan gazeta "Welt am Sonntag".

https://p.dw.com/p/3WpcH
Bundeswehrsoldat
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Gollnow

Janë arrestuar 14 ekstremistë, ndër të cilët 8 ekstremistë të djathtë. Shërbimet sekrete kanë identifikuar 40 persona me "mangësi besnikërie ndaj Kushtetutës". Christof Gramm ka paralajmëruar se në vitin 2020 do të publikohet për herë të parë raporti zyrtar për veprimin e Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD). Këtë raport ka kërkuar së fundi i ngarkuari për çështjet ushtarake në Bundestag, Hans-Peter Bartels.

Njësitë elitëmë të prekurat

Christof Gramm - Präsident des Militärischen Abschirmdienstes MAD
Fotografi: Imago Images/J. Schicke

Në Njësinë Speciale Komando (KSK) janë në proces aktualisht rreth 20 raste të dyshimta për ekstremizëm të djathtë. Në fillim të vitit 2019 ka pasur vetëm rreth 10 raste të këtilla, pohon Gramm për gazetën "Welt am Sonntag". Kjo do të thotë se në KSK ka rreth pesëfish më shumë raste të ekstremizmit, krahasuar me trupat e tjera të Ushtrisë gjermane.

Gramm kundërshton bindjet se në Bundeswehr ka "një armatë në hije". Autoritetet kanë marrë shumë seriozisht paralajmërimet dhe rastet e ekstremizmit në radhët e ushtarëve. Këto raste janë hetuar detajisht. "Kemi zbuluar edhe ekstremistë dhe persona jo besnik ndaj Kushtetutës, të cilët njihen mes tyre. Por ajo që nuk kemi mundur të konstatojmë është krijimi i grupeve për qëllime të cakutara, ndoshta me qëllime të dhunshme, të cilat do të donin të vepronin kundër shtetit tonë."

Rechtsextremismus in der Bundeswehr
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Pleul

Gramm thotë se autoritetet kanë ndërmarrë aksione të shumta, pas rastit Franco A. Prokuroria e Përgjithshme pohon se ky ushtar është futur në mesin e refugjatëve dhe është regjistruar si sirian, me qëllim ushtrimi të ndonjë aksioni terrorist. "Ky ka qenë alarmi për veprime shumë më energjike", pohon Gramm.

 

bc/haz/sth (dpa, afp)