Shpëtimtar vendesh pune, reformator i tregut të punës, vetëinskenues | Gjermania | DW | 22.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shpëtimtar vendesh pune, reformator i tregut të punës, vetëinskenues

Një portret i manaxherit Peter Hartz, ideator i reformimit të sistemit social gjerman në vitet e fundit

Peter Hartz

Peter Hartz

Vizionar, revolucionar, ideator - këta janë vetëm disa prej titujve të përdorur në të kaluarën për Peter Hartz-in. Dhe zotëria shtatlart dhe gjithnjë miqësor nuk kishte gjë revolucionare në vetvete. Me zë të qetë dhe me një të folme nga Saarlandi paksa të ngadaltë i shpallte ai projektet e veta.

Motoja e tij:"Ne kemi dy synime si sipërmarrje, njëherë që të prodhojmë automjetet më të bukura dhe së dyti të trajtojmë me dinjitet njerëzit që na janë besuar."

Kjo përgjegjësi sociale e sipërmarrjes kundrejt punonjësve ishte gjithnjë aspekti qëndror në prezantimet e tij. Dhe menjëherë pasi kishte kaluar në vitin 1993 nga industria metalurgjike e Saarlandit në bordin drejtues të Volkswagenit, si përgjegjës për punën ai ia doli të vinte në jetë një projekt që bëri bujë në mbarë vendin: javën me katër ditë pune, nëpërmjet të cilit vetëm në fabrikat gjermane të Volkswagenit u shpëtuan rreth 15.000 vende pune. Bindja e anëtarit të Partisë Socialdemokrate dhe të sindikatës IG-Metall Hartz ishte se, pushimet nga puna janë shenjë e mungesës së fantazisë.

"Ne nuk mund të bëjmë për krishtlindje si familje sipërmarrësish duke thënë "të dashur punonjëse dhe punonjës" dhe në janar apo shkurt të bëjmë pushime nga puna. Nevojitet një koncept gjithëpërfshirës, aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore janë të lidhura bashkë."

Synimet e mëdha vuri në shënjestër Hartzi. Ai donte të ndryshonte Volkswagen duke e kthyer nga një anije e rëndë që mezi lëviz në një fabrikë që merr frymë. Pasuan novacione si në prodhimin me seri. Letrat me vlerë për një llogari pune për gjithë jetën, pensioni i ndërmarrjes i mbështetur në aksione apo modeli i punësimit 5.000 x 5.000, që do të thoshte 5.000 vende pune me nga 5.000 marka pagë bruto, vende novatore pune për deri atëherë të papunët, por dukshëm nën pagën e përgjithshme të sindikatave.

Për të gjitha këto atij i duhej mbështetja e kryetarit sindikalist me ndikim në firmë Klaus Volkert:"Siç e ndajmë punën ne dhe plotësojmë njëri-tjetrin, këshilli sindikalist në firmën Volkswagen nuk ka vetëm funksionin kulturor dhe politiko-shoqëror, por edhe një funksion vlerëkrijues."

Gjithnjë e më shpesh paraqiteshin tani Hartz dhe Volkert bashkarisht përpara shtypit. Për disa vite këta të dy përcaktuan politikën sociale dhe atë të personelit tek Volkswageni. Hartzit i duhej Volkerti, sepse ky mund të zbatonte projekte si "5.000 x 5.000" edhe kundër rezistencës së sindikatës industriale IG Metall. Kur Peter Hartz u emërua në vitin 2002 prej kancelarit të atëhershëm Schröder në krye të komisionit për reformimin e tregut të punës u duk sikur ky do të ishte kurorëzimi i karrierës si manaxher. Por gjërat rrodhën ndryshe.

Në vend të ideve novatore tani u fol vetëm për "Hartz IV", si sinonim për reduktimin e fondeve sociale dhe për varfëri të re. Por rënia e beftë erdhi në verën e 2005-ës. Edhe kjo ndodhi krah për krah me kryetarin sindikalist në firmë Volkert. Kur ky dha dorëheqjen në lidhje me akuzat në Aferën Volkswagen kaluan vetëm pak javë derisa edhe Hartzi dha dorëheqjen. Pasuan bastisja e zyrës së ti, marrje në pyetje dhe dë fundi ngritja e padisë. Vizionari gjendet sot në llumin e një afere të ndryrë.

  • Data 22.01.2007
  • Autor Hans Stallmach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxs
  • Data 22.01.2007
  • Autor Hans Stallmach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxs