Shpërthim në Pejë- Pa viktima | Ballkani | DW | 26.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpërthim në Pejë- Pa viktima

Policia në Kosovë njofton se nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në Pejë, janë dëmtuar shtatë vetura të OSBE-së. Pasoja në njerëz nuk ka pasur

Veturat e administratës ndërkombëtare- Prishtinë, 20 shkurt 2007

Veturat e administratës ndërkombëtare- Prishtinë, 20 shkurt 2007

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në mëngjes në qytetin e Pejës mirëpo, pa viktima në njerëz. Zyrtarë të SHPK-së thonë se, nga shpërthimi ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, ku janë dëmtua shtatë vetura të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE.
Shpërthimi i sotëm në Pejë, ku u dëmtuan disa vetura të OSBE-së, pason shpërthimin e një jave më parë në Prishtinë, ku cak sulmi sipas policisë, ishin tri vetura të administratës ndërkombëtare. Për këtë rast policia akoma nuk i di autorët e sulmit dhe nuk ka ndonjë person të arrestuar të dyhsuar për shpërthimin.

Shpërthimi sotëm në Pejë dhe ku u demtuan veturat e OSBE-së, ndodhi vetëm një ditë para së në Kosovë të qëndorjë për vizitë, kryesuesi i radhës së OSBE-së, ministri i jashtëm spanjol, Miguel Anhel Maratinos. Policia në Kosovë nuk e ndërlidh shpërthimin në Pejë me këtë vizitë ndërsa, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thonë se pavarësisht motivit të shpërthimeve, aktet e tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës.

  • Data 26.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYC
  • Data 26.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYC
Reklamë