1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë të vdekur dhe të lënduar në Turqi

B.C, DPA, CNN12 Janar 2016

Si pasojë e një shpërthimi në Stamboll kanë gjetur vdekjen, sipas mediave turke, shumë persona. Ka dhe shumë të plagosur. Shkaku i shpërthimit nuk dihet. Ka edhe gjermanë në mesin e viktimave.

https://p.dw.com/p/1HbmH
Stamboll
StambollFotografi: Reuters/K. Aslan

Shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe plagosur në qendër të Stambollit, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Kështu njoftojnë shumë media të shkruara dhe elektronike turke, të cilat spekulojnë edhe me mundësinë e sulmeve terroriste. CNN Türk pohon se ndër viktimat janë edhe gjashtë shtetas gjermanë, të cilë kanë përjetuar lëndime trupore. Njoftohet poashtu edhe për një norvegjez dhe një peruan të plagosur, pohon CNN Türk. Në disa media të tjera turke thuhet madje se shtetas gjermanë ka edhe në mesin e të vrarëve, por këto të dnëna ende nuk janë konfirmuar.

Detonacioni ka ndodhur në një vend shumë të dashur për turistët, në qendrën e qytetit të vjetër të Stambollit - në Sultanahmet. Shkaku dhe sfondi i shpërthimit ende nuk është sqaruar.

Policia dyshon se ka pasur një sulm kamikaz, ku një apo më shumë persona kanë hedhur veten në ajër dhe kanë marrë me vete në vdekje shumë persona të pafajshëm, njofton CNN Türk. Në informacionet e para CNN Türk pohon se janë vrarë 10 persona, por ky numër nuk është konfrimuar nga burime zyrtare. Agjencia e lajmeve DPA njofton se policia është në vendin e ngjarjes dhe e ka bllokuar tërë rajonin. Hetimet po vazhdojnë me një intensitet të shtuar. Në veçanti të rëndësishme janë informacionet për aktorët dhe llojin e eksplozivit, gjë që mund të sqarojë më shumë edhe sfondin e sulmeve.

Shpërthim në Stamboll
Shpërthim në StambollFotografi: Reuters/O. Orsal

Zonë e dashur për turistët

Nga pamjet e televizioneve shihen shumë policë dhe njësi për shpëtimin, të cilat po përpiqen të ndihmojnë viktimat e sulmit. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar disa kilometra larg. Në Sultanahmet gjenden edhe godina shumë atraktive për turistë si Hagia Sophia e njohur në mbarë botën si dhe Xhamia e Kaltër. Këto dy objekte janë edhe në listën e atraksioneve më të mëdha turistike të Turiqisë. Deri tani nuk dihet sakt numri i të vrarëve dhe të plagosurve.