Shoqata gjermano kosovare e biznesit | Ekonomia | DW | 24.06.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ekonomia

Shoqata gjermano kosovare e biznesit

Një bilanc modest - Një vit pas themelimit të Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Gregor Wolf, drejtori i ekzekutiv i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Gregor Wolf, drejtori i ekzekutiv i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Para gati një viti, më 25.06. 2009, u krijua në Berlin Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare. Qëllimi i saj ishte në radhë të parë nxitja e investitorëve të huaj për në Kosovë. Një vit pas krijimit ajo ndodhet ende në hapat fillestarë

12 biznesmenë gjermanëdhe kosovarë themeluan organizatën e parë të bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Gjermanisë. Ideja për krijimin e kësaj shoqate erdhi nga Ministria gjermane e Ekonomisë, Dega Lindore e Ekonomisë Gjermane (OA) dhe Lidhja Federale e Grosistëve, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve (BGA). Kjo e fundit është administruese e saj.

Gregor Wolf, drejtori i ekzekutiv i shoqatës bën bilancin: "Patëm dy pika kulmore: Njëra ishte vizita e ministres së Energjetikës Justina Pula (verën e vitit të kaluar) dhe e dyta ishte vizita e presidentit Sejdiu, i cili shoqërohej nga dy ministrat Zharku dhe Shala, me të cilët organizuam një forum ekonomik, ku vetë investitorët potencialë gjermanë mund të flisnin drejtpërsëdrejti me dy ministrat dhe presidentin”, - thotë ai për Deutsche Wellen.

Një fillim i mbarë për një shoqatë të re me kapacitete të kufizuara dhe që ende nuk i ka krijuar strukturat organizative, thotë Wolf më tej, si për shembull një prezantim dinjitoz në internet.

Megjithatë suksesi në shifra mund të konsiderohet ende modest. I pyetur nga Deutsche Welle se sa firma gjermane ka mundur të bindë ai që të investojnë në Kosovë, ai thotë: “Ne kemi ndihmuar për shembull firmën për prodhimin e sharrave elektrike, Stihl, që ta finalizonte investimin e saj atje. Ajo tani ka hapur në Prishtinë së bashku me një partner kosovar një filial dhe me sa duket është shumë e suksesshme dhe e kënaqur.”

Konkurrencë me IPAKU-n?

Vitin e kaluar Shoqata pati organizuar një udhëtim në Kosovë, edhe për t'u njohur më nga afër me partnerët e vet në terren, tek të cilët deri tani investitori gjerman vinte nëpërmjet Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (IPAK), e cila e ka selinë në Vjenë dhe po e zgjeron aktivitetin e saj në të gjithë Evropën. Në filim të këtij viti, në bashkëpunim edhe me qeverinë dhe Odën Ekomike të Kosovës, IPAK-u organizoi një konferencë të madhe në Odën Ekonomike të Bavarisë, ku Gregor Wolf, ishte ftuar si mysafir të prezantonte shoqatën e re.

Wolf megjithatë nuk sheh konflikt ndërmjet dy organizatave. “Ne kemi një orientim pak më ndryshe nga IPAK-u që është agjenci e mirëfilltë për promovimin e investimeve”, sqaron Wolf. “Ne nuk nënvizojmë vetëm përparësitë që kanë investimet në Kosovë, por flasim edhe për problemet, të cilat fatkeqësisht janë të shumta: për shembull fakti që ende nuk kanë hyrë në fuqi marrëveshjet për ruajtjen e investimeve, të shmangies së tatimeve të dyfishta, por edhe një marrëveshje punësimi.

Kështu për shembull, sipas Wolf, Shoqata Ekonomike Gjermano Kosovare, është në bisedime me ministrinë e ekonomisë për të përcaktuar disa profesione, për të cilat Kosova dhe Gjermania mund të nënshkruajnë një marrëveshje punësimi për punëtorët kosovarë. Kryesisht është fjala për saldatorë, izolues, e të ngjashme.

Modest është edhe bilanci i rritjes së numrit të anëtarëve: Nga 12 në 20 – e shprehur në mënyrë optimiste, mund të themi se është shtuar me mbi 50 përqind, - por ky numër mbetet i vogël duke pasur parasysh faktin që në Gjermani ekziston një diasporë e madhe nga Kosova, një pjesë e mirë e të cilës është me biznese të veta dhe se këmbimet tregtare gjermano-kosovare kanë tashmë një traditë prej disa dekadash, megjithëse të painstitucionalizuara.

Autor: Anila Shuka
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 24.06.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/O14Z
  • Data 24.06.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/O14Z