Shoqëri që nuk i mirëpret fëmijët | Gjermania | DW | 13.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shoqëri që nuk i mirëpret fëmijët

Studim për transformimin demografik në Gjermani

Fëmijet janë gjëja më e bukur në botë, por në Gjermani ka gjithnjë e më pak. Numri mesatar i fëmijeve bie prej vitesh në mënyrë dramatike dhe ky i ashtuquajtur ndryshim demografik lë të presesh që sistemet sociale në mënyren se si funksionojnë në Gjermani nuk do ta kenë të gjatë. Ai që do të luftojë varferinë në botë, duhet të ulë numrin e lindjeve. Në këtë pikëpamje mbeshteteten shumë programe të OKB-së dhe organizatave të tjera prestigjioze. Tani po mbisundon konstatimi se kush u krijon mundesinë vajzave për shkollim, ka ulur automatikisht numrin e lindjeve. Në shtetet evropiane që numërohen nder vendet më të pasura të botes, numri i lindjeve po bie shumë si psh në Spanjë, Itali dhe Greqi, por edhe në Gjermani.
Sidomos brezi i ri i grave në Gjermani me arsimim kryesisht të mirë perpiqet t´i ikë rolit, kunder të cilit nënat e tyre në shoqerinë mikroborgjeze të viteve 70 protestonin nën parullen "fëmijë, kuzhinë, kishe, jo faleminderit". Dhe megjithë sukseset e nënave të tyre në emancipim, disavanatazhet e te qenit grua vazhdojnë t´i jetojnë. Për të njëjtën punë paguhen më pak për këtë Gjermani është vendi i fundit në Evropë dhe megjithë kualifikimin më të mirë shanset e grave për karriere janë më të këqija. Edhe ketu Gjermania është shumë mbrapa në statistika.
Mungojnë shkollat për gjithë ditën, mbajtja e fëmijeve të vegjel gjithë ditën, dhe shpesh edhe shansi për sigurimin e ekzistencës. Kjo nuk do të thotë për gruan vetem më pak punë dhe më pak para. Ata behen edhe shembull tmerrues për fqinjet dhe shoqet, sepse kush do që të vendose gjithnjë ndermjet realizimit të vetvetes, pergjegjësisë për fëmijet mbeshtetjes për burri që do të bejë karriere, apo edhe anëtaret pleq të familjes për të cilet duhet kujdesur është e sterlodhur.

Por modeli i njeriut te karrieres, siç desherohet, është larg këtyre realiteteve. Kush do të ketë sukses është i ri, dinamik, i vetedijshem për karrieren dhe fleksibel. Puna me orar të zgjatur dhe gatishmeria për të nderruar vend nuk duhet të jenë problem. Një pushim trevjecar për fëmijet nuk ka vend këtu. S´është çudi që burrat nuk e bëjnë një gjë të tillë.
S`është çudi as që komisioni i OKB-së për të drejtat e gruas e reklamoi kete në rradhe të parë. "Ekzistenca e metejshme e pikëpamjeve stereotipe dhe konservatore të përgjithshme për rolin dhe detyrat e gruas dhe burrit në Gjermani, është shqetesuese, thotë komisioni për raportin e peste shteteror për vitin 2003"
Rezultati i shumë temave të diskutimeve të dominuara nga burrat e ka keqesuar situaten ekonomike. Por në rradhe të parë ka penguar diçka të re: Si mund të rindaheshin detyrat shoqerore ndermjet burrit dhe gruas, psh perkujdesi për fëmijet. Si mund të arrihet sigurimi i ekzistences për grate? Si do të organizohet në të ardhmen përkujdesja për pleqte, të sëmurët? CSa lidhje i nevojitet shoqerisë dhe çfare do të thotë kjo për krijimin e një marrëdhënieje pune?
Pyetje të tilla kanë nevojë për një diskutim social dhe përgjijge sociale zgjidhjen individuale gjermanët e kanë gjetur më pak fëmijë.

  • Data 13.01.2005
  • Autor Ulrike Mast-Kirschning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4y
  • Data 13.01.2005
  • Autor Ulrike Mast-Kirschning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4y