Shoqëri në plakje | Gjermania | DW | 06.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shoqëri në plakje

Zhvillimi i popullsisë në Gjermani ka pasoja dramatike

Zhvillimi i popullsisë në Gjermani karakterizohet nga dy faktore. Nga njëra anë shtohet jetegjatesia mesatare, nga ana tjeter ketu linden gjithnjë e më pak fëmijë. Për të mbajtur stabel numrin e popullsisë, 100 gra duhet të lindin 210 fëmijë, por numri i lindjeve është në fakt sa gjysma e kesaj dhe tendenca është në renie. Jetegjatesia rritet vazhdimisht. Demografet mendojnë, se djemte e lindur sot do të behen mesatarisht 75 vjeç, ndersa vajzat 81. Keto parashikohet të jetojnë 8 vjet më shumë, se sa të posalindurit e para dyzet vjeteve. Zhvillimi drejt një jete më të gjate nuk ka marrë fund. Më pak fëmijë dhe gjithnjë e më shumë të moshuar, kjo ka pasoja konsekuente për shoqerinë gjermane. Dhe nuk është ngushellim që të gjitha shoqerite e pasura industriale konfrontohen me kete problem.


Thuajse të gjithë njerezit desherojnë të jetojnë gjatë, me shendet të mirë dhe mirëqënie. Në Gjermani kjo deshirë u plotësohet shumë veteve. Ky është një fakt që të gezon. Shkaku i kesaj nuk është vetem zhvillimi i mjekesisë, që është në dispozicion të të gjithë njerezve në kete vend, por kesaj i shtohet edhe fakti që puna e rende dhe e rrezikshme fizike në ndermarrje behet gjithnjë e më shumë nga makinat, që ambjenti psh ajri është shumë me i shendetshem, që përmes mirëqenies kushtet e jeteses në përgjithesi janë përmirësuar shumë në krahasim me dhjeteravjeçare më parë. Gjermanet mund të jenë shumë të kenaqur, po të mos ekzistonte një rrezik i madh, që ata jo vetem që po plaken por prej dhjeteravjecaresh ata po pakësohen, për shkak të rënies së vazhdueshme të lindjeve.

Problemi është një popullsi që po reduktohete dhe po plaket. Siguria e lartë sociale dhe kujdesi i përgjithshem i shtetit rrezikon të mos paguhet dot më, sepse ka gjithnjë e më pak njerez në moshe të afte për punë, që mund të financojnë shtetin social me taksat dhe kontributet e tyre sociale. Sipas një parashikimi të zyres federale të statistikave Gjermania në vitin 2050 do të ketë vetem 70 milionë njerez rreth 12 milionë njerez me pak se sa sot. Një numër me i vogel njerëzish në moshe aktive për punë do të financojë një numër më të madh pensionistesh. Ndersa sot 100 vete në moshe të afte për
punë, ndermjet moshes 20 dhe 60 vjeç, kanë për të paguar për 44 të moshuar, në vitin 2050 kanë për të paguar për më shumë se 80.

Ky zhvillim ka nisur që prej dhjetera vjetesh dhe nuk ka të ndalur. Deri tani ndihmonte një farë porcioni optimizëm, besimi, se supet e brezave të ardhshem do të ishin më të gjëra se sa të vetat. Por brezi i tanishem u lë fëmijeve dhe nipave një barrë të rëndë. Borxhe shteterore të papërballueshme, një infrastrukturë e shkaterruar, deficite të larta në sistemin e shkollimit si dhe keqperdorim të shpenzimeve publike. Shteti jep shumë për konsumin e qytetareve dhe shumë pak për investime në arsim, shkence dhe zhvillim për ngritjen e sigurimeve financiare për të mos folur për sistemin e strapacuar social.

Shumat që jep federale në arkat e pensioneve janë shumë shqetesuese. Ata shkojnë shumë lart. Nqs federata në vitin e kaluar duhej të paguante 54 miliardë euro në vitin 2007 do të jenë rreth 57 miliardë eruo. Deri në vitin 2017 shtesa e federates për sigurimin e pensioneve do të shkojë në 76 miliardë euro.
Sepse meqë numri i pensionisteve po shtohet edhe më tej dhe të moshuarit do të jetojnë edhe me gjatë, deri në vitin 2017 shpenzimet e arkave të pensioneve do të rriten nga 196 milirdë euro që janë sot në 280 miliardë euro. Shtimi i metejshem i taksave dhe i shpenzimeve nuk duket i perballueshem dhe i realizueshem, sepse që sot kur shteti merr gjysmën e të ardhurave, shteti social është për shumë qytetarë i mirëseradhur, por shumë i shtrenjte. Ka vetem një rrugëdalje shteti duhet të reduktojë kontributet e veta, gjë që ka nisur tashme në sigurimin e pensioneve. Nqs ofertat e financimit shtese vullnetar nuk shfrytezohen më shumë për të moshuarit nga ç´behet sot, kjo duhet të bëhet e detyrueshme. Sepse përndryshe shteti duhet të kompensojë me ndihmë sociale atë që mungon tek pensioni. Heret a vonë parimi i financimit shtese privat do të gjeje perdorim edhe në arkat e sigurimit shendetesor.
Qytetarët nuk mund të mbeshteten më gjatë tek shteti, ata duhet të marrin më shumë përgjegjesi për sigurimin në pleqeri dhe për rreziqet e jetes. Por kjo nuk do të mjaftojë. Po aq e rendesishme është, që gjermanet të punojnë më shumë. Shkurtimi i kohës së punes dhe dalja shpejt në pension janë deshmuar si rrugë e gabuar. Ata kanë shtrenjtuar për sipermarrjet faktorin punë dhe kanë nxitur transferimin e prodhimit në vendet me rrogë të ulet.
Strategjia defensive, që të pritet renia e papunësisë nga ulja e popullsisë, është e gabuar. Problemi duhet zgjidhur në mënyrë ofensive. Duhet zgjatur koha e të qënit në punë dhe në kete mënyre dhe koha e marrjes së pensionit. Duhet shtuar edhe zënia me punë e grave. Fundja produktiviteti në punë duhet rritur, që predispozon rishperndarjen e shpenzimeve të shtetit nga konsumi tek arsimi, shkenca dhe modernizimi i infrastruktures. Ndryshe pasojat e zhvillimit demografik nuk perballohen.

  • Data 06.09.2004
  • Autor Karl Zawadzky
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5r
  • Data 06.09.2004
  • Autor Karl Zawadzky
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5r