1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkupi proteston për thirrjet raciste te ushtarëve grekë

29 Mars 2010

Ambasadorja e Greqisë thirret në Ministrinë e jashtme maqedonase. Ekspertët maqedonas thonë se në ushtri asgjë nuk është rastësi.

https://p.dw.com/p/Mgiy
Pamje nga Shkupi
Pamje nga ShkupiFotografi: Petr Stojanovski

Qeveria e Maqedonisë i ka dënuar thirrjet e ushtarëve grekë në paradën kombëtare të Greqisë. Reagimet nga partitë në Maqedoni dhe reagimet zyrtare janë megjithatë pjesërisht të kujdesshme për shkak të bisedimeve në vazhdim për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Në këtë kuadër duhet parë edhe fakti që ambasadorja e Greqisë në Shkup, Alexandra Papadhopulu, thirret vetëm sot në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, tri ditë pas paradës. Vetëm 3 ditë më vonë Shkupi do të kërkojë falje nga Greqia për incidentin.

Thirrjet antimaqedonase dhe antishqiptare janë shoviniste dhe nuk është hera e parë që ushtarët grekë shfaqen në publik me thënie të tilla. Kështu shprehet koloneli në pension i ushtrisë maqedonase, Bllagoja Markovski.

" Pak vite më parë, një gjest i tillë u inskenua me precizion, për ta poshtëruar Republikën e Maqedonisë dhe kombin maqedonas."

Thirrje shoviniste jospontane

Eksperti maqedonas për çështjet e mbrojtjes dhe presidenti i Forumit për Sigurinë e Ballkanit shton:

" Në ushtri nuk ndodh asgjë rastësisht dhe në ushtri nuk lejohet të ndodhë asgjë, pa marrë leje në instancat më të larta. "

Ky incident duket një shprehje e nacionalizmit grek, në një kohë që ai nuk përputhet me politikën zyrtare të qeverisë Papandreu.

Autor: Aleksandër Çomosvski/Shkup

Redaktoi: Angjelina Verbica