1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkupi mirëpret metodologjinë e re të BE-së për zgjerimin

6 Shkurt 2020

Politikanët drejtues në Maqedoninë e Veriut e kanë mirëpritur metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, duke e vlerësuar atë si çast pozitiv në rrugën drejt afrimit me BE-në.

https://p.dw.com/p/3XK9M
Nordmazedonien und EU
Fotografi: picture-alliance/dpa/I. Bänsch

Shpalosja e metodologjisë së re për anëtarsimin e vendeve kandidate në BE është një ditë shumë e rëndësishme për ne, një ndër momentet më pozitive pas zhgënjimit të tetorit 2019 në Bruksel kur mossuksesi i BE-së në arritjen e një konsensusi për vazhdimin e procesit, krijoi zhgënjim, mosparashikim dhe e lëkundi kredibilitetin e Unionit në Ballkanin Perëndimor, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani.

Sipas tij, metodologjia e re është një bazë e mirë për dinamizim të procesit dhe për vendosjen e prioriteteve kryesore të Komisionit dhe kthimin e Ballkanit Perëndimor në prioritetet gjeostrategjike të BE-së.

"Katër parimet e metodologjisë së re janë momente pozitive në vetë procesin aderues, i cili përfshin angazhim politik të të dyja palëve. Kjo e bën procesin më thelbësor, më të hollësishëm dhe më të lidhur. Nëse paraprakisht duhej për çdo kapitull të parashikojmë plan veprues, të shkojmë në Bruksel, ta prezantojmë dhe të marrim leje për hapjen e tij, pastaj të kemi tregues kohor dhe mbyllje të kapitullit, tani kjo do të shkurtohet në nivel të klasterëve, që do të thotë do të kemi plan veprues në nivel të klasterit dhe mundësinë të hapen dhe mbyllen kapitujt në një afat të shkurtër prej një viti”, vlerëson Osmani.

Stevo Pendarovski
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Thys

Zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thekson, se momenti i dytë më i rëndësishëm është fakti që Komisioni Europian ka marrë vendim për raport të jashtëzakonshëm në shkurt, në të cilin do të plotësohet raporti i vitit të kaluar me aspektet e reja dhe arritjet e shtetit dhe kjo të jetë si bazë për debatin në Këshillin e BE-së më 26 mars në Bruksel, ndërsa pastaj në maj ta presim edhe planin e ri për zhvillim ekonomik të rajonit.

Maqedonia e Veriut nuk duhet të frikësohet nga kushtet rigoroze që parashihen në metodologjinë e re thekson Osmani. "Ne nuk duhet të na frikësojë ky moment, për shkak se është e vetmja mënyrë t'i mbajë në kondicion elitat politike. Nuk flas vetëm për këtë qeveri, sepse ky është proces që i tejkalon mandatet politike. Ne elitat politike, kushdo qoftë sot ose nesër, duhet t'i mbajmë nën një presion të madh të kondicionalitetit për të ruajtur dinamikën e reformave”.

Dimitrov: Metodologjia e re mundëson vlerësim objektiv

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov mirëpret metodologjinë e re dhe pret fillim të negociatave për anëtarësim. Ndërsa e vlerëson si pozitive mundësinë e ndërprerjes së negociatave në rast regresi, duke theksuar se është koha e fundit që të nisë konkurrencën e shëndoshë e reformave mes vendeve të rajonit.

"Metodologjia e re kontribuon për dimension të përforcuar politik, por gjithashtu edhe për më shumë dinamizëm, parashikueshmëri dhe kredibilitet të procesit. Besojmë se kjo qasje e ripërtëritëse do të rezultojë me fitore të dyfishtë në javët në vijim: hapjen e negociatave së bashku në proces të përsosur”, thotë Dimitrovi .

Nord-Mazedonien Außenminister Maas bei Nikola Dimitrov
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Soeder

Vendet e rajonit, thekson shefi i diplomacisë, nuk kanë asnjë arësye për t'u frikësuar nga kjo metodologjie re.

"Më në fund, procesi aderues ekziston që t'i transformojë realitetet në terren drejt më së mirës. Më shumë përfitime për reformatorët dhe më shumë sanksione për ata të cilët do të shkojnë pas mbi bazë të vlerësimit objektiv kredibilitet për progresin është një hap përpara. Është koha e fundit për lancimin e konkurrencës së shëndoshë reformuese në rajonin tonë”, thekson ministri Nikolla Dimitrov.

Koordinatori nacional për integrim në Bashkimin Evropian Bojan Mariçiq vlerëson, se në metodologjinë e prezantuar Ballkani përshkruhet si rajon gjeostrategjik dhe ky është moment i ri. Sipas tij thelbi i rregullave të BE-së, është klasteri më i rëndësishëm, ai që ka qenë deri tani, kapitujt 22 dhe 23.

"Ai është i hapur gjatë tërë kohës së negociatave. Progresi në klasterët tjerë do të varet nga ky progres. Për herë të parë klasteri nuk ka afat kohor ndërsa për të tjerët mund të kufizohet, nëse ka progres, dhe të mbyllet një vit. Është mirë që në këtë mënyrë negociatave iu jepet kornizë reale deri kur mund të zgjasin. Asnjë kapitull nuk fshihet por vetëm riorganizohet”, thotë Mariçiq,

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut