Shkup: Pas Jo-sё sё BE Zgjedhje tё parakohshme | Ballkani | DW | 20.10.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Shkup: Pas Jo-sё sё BE Zgjedhje tё parakohshme

Drejtuesit e partive kryesore politike nё Maqedoninё e Veriut, pёrfshirё edhe ato nё koalicionin qeverisёs, bien dakord pёr zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill.

Ky vendim erdhi si pasojё e dёshtimit tё unanimitetit nё Bashkimin Evropian për t'i dhёnё Shkupit një datë pёr fillimin e bisedimeve të antarёsimit nё BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron të premten kryesoi grupin e liderёve tё BE-sё qё e bllokuan hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninё e Veriut, përkundër shqetësimeve për rritjen e influencёs sё Kinës dhe tё Rusisё në Ballkan.

Të dielën pasdite (20.10), presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thirri një takim me krerët e partive për të diskutuar hapa të mëtejshëm pas thirrjes që bёri njё ditё mё parё kryeministri Zoran Zaev për një votim të parakohshëm.

Në mbledhje, liderët e partisë ranë dakord të zhvillojnë zgjedhjemë 12 prill, tetë muaj përpara përfundimit të afatit aktual.Sipas ligjit, Zaev tani do të duhet të tërhiqet nga posti i kryeministrit në janar, duke i hapur rrugën një qeverie tё pёrkohshme teknike me ekspertë dhe disa nga përfaqësuesit e partisë opozitare. Kjo qeveri do tё duhet tё përgatisё zgjedhjet. "Unë besoj se në 12 prill qytetarët do tё bëjnë një zgjedhje të mençur duke hapur rrugёn pёr politikanёt qё duhet ta udhëheqin vendin ", tha Zaev.

Pasi Shkupi ra dakord t'i japë fund kontestit tё emrit me Greqinё - duke e ndryshuar atë në Maqedonia e Veriut  nga emёrtimi qё mbante ish-Republika  Jugosllave e Maqedonisё, shpresonte shumё qё do t'i jepej një datë për të filluar bisedimet e antarёsimit  me BE."Ne kemi një konsensus të qartë shtetëror për të gjithë liderët politikë, që përkundër vendimit të Këshillit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat (me BE) sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Pendarovski pas takimit.

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO deri nё fund tё kёtij viti, ose në fillim të vitit 2020, pasi antarsimi i saj nё kёtё aleancё është ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të aleancës së udhëhequr nga SHBA.