″Shkruajeni aty, Fisheri e ka fajin!″ | Gjermania | DW | 26.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Shkruajeni aty, Fisheri e ka fajin!"

12 orö zgjati paraqitja e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë në komisionin hetimor të vizave. Joshka Fisher i pranoi disa herë gabimet e bëra dhe e mori tërësisht përgjegjësinë për to. Opozita kërkon që politikani i gjelbër të tërhiqet nga posti. Joshka Fisheri deri tani nuk ka dhënë shenja se ka ndër mend ta bëjë këtë. Anila Shuka

E pranoj gabimin, Fisheri para komisionit te vizave

E pranoj gabimin, Fisheri para komisionit te vizave

„Nuk kam çtë fsheh. Keshtu edhe kam hyre brenda dhe thashë të vërtetën me ndërgjegjen më të pastër,“ – u shpreh Jozef Martin Fisher ne oren 22:35 te mbremjes pasi u la i lirë nga Komisioni hetimor i Bundestagut. Ndryshe nga ç’priste, opozita nuk arriti ta vinte me shpatulla për muri shefin e diplomacisë gjermane. Gabimin ai e kishte pranuar që më parë:

„Duhet të isha informuar dhe të kisha ndërhyrë qysh herët. Kjo më ka shpëtuar.“ Gjatë orëve të vona të pasdites, Fisheri kishte thënë se nuk dinte të ishte informuar dhe paralajmëruar nga ambasada e Kievit për shkeljet që bëheshin aty në dhënien e vizave. Një gjë të tillë e kishte shprehur në seancat e mëparshme të komisionit hetimor ambasadori në Ukrainë, Ditmar Shtydeman. Fisher tha, se kishte mësuar për herë të parë rreth këtyre shkeljeve në korrik të vitit 2000. Megjithatë ai i mori në mbrojtje bashkëpuntorët e tij: „… përgjegjësia qendron tek unë. Shkruajeni aty, që Fisheri e ka fajin.“

Fjalë të mira nuk harroi të harxhonte Fisheri edhe për drejtorin politik të tij, Michael Shefer. Këtë dhe punën e stafit të tij i lavdëroi veçanërisht sa i përket sjelljes së tyre njerëzore dhe vetësakrifikuese në ngjarje të vështira, si ato të Kosovës dhe katastrofës së Cunamit në Azinë Juglinodre. Megjithë pranimin e fajit, për dorëheqje asqë bëhet fjalë. Këtë e konfirmoi edhe një herë kryesuesi i socialdemokratëve në komision, Olaf Sholc:

„Një imazh shumë i qartë mbetet nga dita e sotme: Ministri Fisher do të mbetet ministër i jashtëm i Gjermanisë,d he këtë mund ta bëjë me ndërgjegje të pastër.“

Gjatë ditës së sotme komisioni hetimor do t’i shtojë dosjeve prej mijëra faqesh edhe një raport të gjatë të dëgjimit 12 orësh të ministrit të jashtëm. Opozita është shprehur që tani se do të kërkojë që Fisheri të dëshmojë edhe një herë para komisionit.

  • Data 26.04.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar41
  • Data 26.04.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar41