Shkencat bazë në Evropë | Evropa | DW | 27.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shkencat bazë në Evropë

Hapet konferenca e Këshillit Evropian të Shkencës

default

Për të vënë në jetë idetë e mira nevojiten shkenëctarë të shkëlqyer dhe shumë para. Që të dyja këto në të ardhmen do të harmonizohen prej Këshillit Evropian të Shkencës. Një forum i shkenctarëve evropianë do të mbështesë talentet e së ardhmes dhe studimet bazë. Pra nuk do të ketë më hapa të vogla kombëtare, por një nivel të lartë evropian. Të martën më 27 janar politikanët dhe shkenctarët dhanë sinjalin e startit për këtë projekt prestigjoz.

Çmimet Nobel qysh prej vitesh shumë rrallë po jepen në Evropë, gjithnjë e më shpesh ato jepen për studjues nga ShBA. Këtë do ta ndryshojë në të ardhmen Këshilli Evropian i Shkencës. Rreth 300 studjues të nivelit të lartë nga më shumë se 30 vende morrën pjesë në hapje të konferencës në Berlin, për të diskutuar mbi qëllimet e këtij forumi të sapo krijuar. Nga ana e politikës u dha bonusi i lëvdatave.

Kancelarja Angela Merkel tha, se qëllimi është të krijohet një "chapions league" e studjuesve: "Këshilli Evropian i Shkencës so të bëjë që studimet shkencore që në vendet antare do të cilësohen si të nivelit ekselent të përmblidhen, kurorëzohen dhe të rrezatojnë si një champions league."

Zemra e Këshillit të Shkencës është një forum i përbërë nga 22 shkenctarë të njohur, që do të shërbejnë si një formë jurie për identifikimin dhe mbështetjen e talenteve më të mira të shkencës. Si hap i parë do të mbështeten studimet bazë të shkencave të naytrës. Deri në prill mund të aplikojnë shkenctarë të rinj pas mbrojtjes së doktoraturës dhe më pas do të jepen bursa edhe për shkenctarë të etabluar.

Ministrja e shkencës Anete Shavan tha, se kjo është një rrugë bindëse për të mbështetur me destinacion të qartë talentet e shkencës: "Të mbështesësh idetë e mira sot do të thotë të krijosh bazën për produkte të reja, shërbime të reja, procese të reja e kësisoj në politikën evropiane për shkencën përfshihet politika e zbulumit të vlerave. E gjitha kjo më bën të them, se ky është një kapitull i ri i politikës evropiane për shkencën dhe novacionet."

Çdo vit Këshilli Evropian i Shkencës ka në dispozicion 1,1 miliardë euro. Këto mjete do të jepen vetëm në bazë të kriterit të ekselencës shkencore. Në këtë mënyrë Këshilli Evropian i shkencës argumenton një ndër programet më të mëdha për mbështetjen e shkenctarëve në botë. E ndoshta do të krijohet mundësia që çmimet Nobel të vijnë sërish në Evropë.

  • Data 27.02.2007
  • Autor Monika Ditrih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8l
  • Data 27.02.2007
  • Autor Monika Ditrih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8l