Shkenca dhe formimi janë motor për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit | Ballkani | DW | 02.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkenca dhe formimi janë motor për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit

Zhvillohet në Gjirokastër një konferencë ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit

default


Nevoja e një zgjimi civil, socio-ekonomik i resurseve dhe faktorëve të rajonit të jugor të Shqipërisë, u bë moto e një konference ndërkombëtare dyditore që po kryhet në Gjirokastër me pjesëmarjen e e gjerë të studiuesve,specialistëve dhe stafeve akademike të universiteteve shqiptare e italiane të Romës, Salentos, Maceratës, Pescarës, Institutit shqiptar të monumenteve të kulturës si dhe disa institutive shqiptare të gjeologjisë, ambjentit, sistemit bankar, dhomave të tregëtisë etj.

Shkencë dhe formim, motor për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, për ti dhënë
destinacionet e duhura shkencore zhvillimit ekonomik të rajonit. Për prof.Naxhi Mamani, president i Forumit ekonomik Gjirokastra 2000.


Për prof. Piero Ravigati, Rektor i Universitetit italian të Pescarës ,"Ideja e kësaj konference ndërkombëtare për planifikimin e qëndrueshëm të rajonit të Gjirokastrës është ajo e rimarjes dhe e mbrojtjes së aktivitetit urban. Ky aktivitet është
rritur e po zhvillohet dhe rajoni i Gjirokastrës është rajon që i ka dhënë liri një pasurie të jashtëzakonshme ambjentale e arkeologjike. Resurset ambjentale, ekonomike, historike, arkeologjike dhe të ndërtimit duhet të vihen nën një planifikim të zhvillimit urban të rajon me synimin për të përmirësuar treguesit si dhe për të orientuar
zhvillimin e rajonit në vitet ardhshme.


Koferenca prezantoi disa projekte të rëndësishme si për ambjentin, parkun e Viroit, aeroportin e qytetit, përpunimin e mbetjeve urbane, të planit rregullues të qyteteve dhe të cilësive transsizmike të zonave muzeale e historike, të ofertave turistike etj, ku
promotor lëvizjeje do të jenë studimet dhe realizimet akademike e universitare.

  • Data 02.06.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUl
  • Data 02.06.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUl
Reklamë