Shkelje e drejtësisë në Guantanamo | Politika | DW | 09.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Shkelje e drejtësisë në Guantanamo

660 të burgosur po mbahen në qendrën ushtarake amerikane në Guantanamo, madje edhe për dy vjet me radhë, pa të drejtat elementare.

Të burgosurit në Guantanamo

Të burgosurit në Guantanamo

Për presidentin amerikan Xhorxh Bush, të gjithë ata janë njerëz të këqinjë, ndërkohë që edhe ministri i mbrojtjes Donalld Ramsfeld e ka të qartë se ata nuk janë vjedhës të veturave. Ndryshe, SHBA i kanë mbetur borxh opinionit të vet, anëtarëve të familjeve dhe jo së fundi vet të burgosurve për dëshmitë e duhura lidhur me mbajtjen e tyre në burg. Baza amerikane në Guantanamo të Kubës, edhe më tej përdoret si një hapsirë për mbajtjen e qindra njerëzve pa aktakuzë, pa akte juridike pa mundësinë e shikimit në dosjetë e tyre dhe pa një perspektivë zhvillimi të një hetuesie të rregullt.
Për të mjafton dyshimi të kenë luftuar kundër Amerikës, janë trajnuar për organizatën Xhihad në kampet e Al Kaidës ose kanë kryer akte të tjera terroriste. Ndërkohë që zotërinjtë në Uashington ende nuk e kanë definuar se cfarë në të vërtetë nënkuptohet me kryerjen e akteve terroriste. Ata janë përgjegjës për të burgosurit në Guantanamo, përderisa nuk nxirren para një gjykate ushtarake dhe amnistohen ose jo prej presidentit të shtetit.
SHBA i referohen të drejtës së luftës, ndonëse të burgosurit në Guantanamo nuk kanë bartur kurrë uniforma ushtarake të një armate të rregullt. Me këtë justifikim ata nuk trajtohen në mënyrë të njëjtë si të gjithë të burgosurit të tjerë të luftës. Këto pohime s'kanë kurfarë kuptimi të një shteti juridik, sipas rregullave të demkoracisë perëndimore.
Në këtë mënyrë, SHBA veprojnë edhe kundër kushtetutës së tyre, e cila parashikon të drejtat e caktuara për të dyshuarit. Një i dyshuar nuk guxon të mbahet në paraburgim për një kohë të pacaktuar, ndërsa kurrsesi në izolim, sic po bëhet në Guantanamo.
Është koha e fundit që Gjykata më e lartë amerikane të marrë një vendim të prerë për këtë cështje. Vetëm në këtë mënyrë, antarët e familjeve të cilët protestuan të hënën në Uashington, mund të fitojnë të drejtën e një hetuesie të një shteti juridik. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre juridike, për të cilat qeveria e presidentit Bush angazhohet në tërë botën dhe të cilat me kaq dëshirë i përdorë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.


Daniel Scheschkewitz

  • Data 09.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvg
  • Data 09.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvg