Shkatërrim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së? Del raporti i tretë mbi hetimet në programin ″naftë për ushqime″ | Bota | DW | 09.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkatërrim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së? Del raporti i tretë mbi hetimet në programin "naftë për ushqime"

Kryehetuesi Paul Volker ditën e hënë në Nju Jork paraqiti raportin e tretë të programit "naftës për ushqime", që ka drejtuar OKB-ja nga viti 1993 deri në vitin 2003 për Irakun. Në raport akuzohen sërish ish-drejtori i programit, Benon Sevan dhe bashkëpunëtori i tij Aleksandër Jakovlev. Në kontekstin e programit të OKB-së po kryhen hetime edhe ndaj djalit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, Kojo Anan, pasi dyshohet që ai ka marrë ryshfet. Por komisioni hetimor nuk ka mundur të paraqesë dëshmi për implikim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan

Ajo që ish-shefi i bankës emetuese të SHBA, Paul Volker, është duke nxjerrë gradualisht në pah me punën e nisur qysh në fillim të këtij viti është padyshim një nga skandalet më të mëdha në historinë e OKB-së. Në programin "naftë për ushqime" nëpunës të lartë të OKB-së në mënyrë fare të hapur janë pasuruar - fjala
është për shifra disa milionëshe. Këto para nga biznesi me naftë janë derdhur në xhepat e Benon Sevanit dhe Aleksandër Jakovljevit. Ky i fundit mendohet se ka arkëtuar rreth një milion dollarë, gjë për të cilën ai e ka pranuar fajin. Sevan, që akuzohet për gati 150.000 dollarë, ditën e hënë deklaroi tërheqjen e tij nga detyrat në OKB. Kofi Anan u tregua i gatshëm që edhe këtij t´i hiqet imuniteti diplomatik.

Sekretarit të Përgjithshëm s´i mbeti gjë tjetër veçse t´ia kalonte drejtësisë së SHBA çështjen e Sevanit dhe Jakovljevit. Ai duhet ta bëntë këtë për të mos mbetur vet në udhëkryq, sepse akuzat prekin edhe vet kreun e OKB-së. Anan akuzohet për faktin, se në programin "naftë për ushqime" ai duhet të ish treguar më i vëmendshëm. Si shefi suprem i administratës ai nuk mund të justifikohet, kur nëpunës të lartë të OKB-së arkëtojnë ryshfete.

Por kryehetuesi Paul Volker nuk mund të vërtetëtojë që vet Kofi Anan mund të jetë i implikuar në skandal. Ai nuk lë t´i shpëtojë rasti për ta kujtuar Sekretarin e Përgjithshëm, se po kryhen hetime edhe kundër djalit të tij Kojo - një ngjarje e hidhur kjo për Ananin personalisht. E ka mjaftuar vetëm dyshimi i shprehur hapur, për t´i hapur rrugën spekulimeve mbi lodhjen e Ananit nga posti madje edhe zërave që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kjo është taktika e lodhjes që u shkon për shtat konservatorëve të vijës së fortë në Uashington: Ata e kanë halë në sy Sekretarin e Përgjithshëm, qëkurse ai u pozicionua hapur në krahun e kundërshtarëve të luftës së Irakut. Për ta skandali naftë për ushqime është tek e fundit një mjet për t´ia arritur qëllimit: për ta shkatërruar Ananin. Kjo edhe për faktin, se reformat që do të arrijë Anani në samitin që zhvillohet së shpejti të OKB-së, në shumë pika prekin interesat e SHBA. P.sh. kërkesa për t´ia lënë fjalën e fundit OKB-së në vendimet për ndërhyrje ushtarake.

Qysh tani është e qartë, që Kofi Anan nuk mund ta kapërcejë pa u dëmtuar skandalin e programit "naftë për ushqime". Sepse në fund të fundit si sekretar i përgjithshëm ai duhet të mbajë përgjegjësi. Por nuk do të arrijë puna deri aty sa reformat e iniciuara të mbeten pas dore për shkak të këtij skandali. Eshtë megjithatë e dyshimtë nëse Anani do të mund t´i japë tonin samitit të OKB-së. Kjo do të mësohet në fillim të shtatorit kur komsioni Volker të paraqesë raportin përfundimtar.

  • Data 09.08.2005
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOU
  • Data 09.08.2005
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOU
Reklamë