1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkallëzim i dhunës në Lindjen e Mesme

Clemens Verenkote20 Maj 2007

Palestinezët militantë të dielën më 20 maj sërish kanë hedhur raketa Kasam në territorin kufitar izraelit. Izraeli kërcënon tani me hakmarrje të ashpër

https://p.dw.com/p/ArIe
Fotografi: AP

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert të dielën 20 maj deklaroi një qëndrim më të ashpër ndaj Hamasit: Për aq kohë sa organizata palestineze e radikalëve-islamikë do të intensifikojë kërcënimin ndaj shtetasve izraelitë përmes raketave Kasam, edhe qeveria izraelite do të zgjerojë masat e saj kundër Hamasit, tha Olmert në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar në jeruzalem. "Njerëzit e Hamasit ndërkohë po i paguajnë të gjitha këto me një çmim të lartë e kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen", theksoi kryeministri.

Olmert siguroi banorët e qytetit të Gazës dhe komunat përreth, se qeveria e tij do të bëjë ç´është e mundur për t´i mbrojtur ata prej raketave Kasam. Ai premtoi, se do të heqë pengesat burokratike, që deri më sot janë bërë pengesë për një mbrojtje më të mirë civile të banorëve në Sderot. Ky qytet ka rreth 23.000 banorë, prej të cilëve disa mijëra janë larguar për shkak të sulmeve të vazhdueshme me raketat Kasam duke e ndjerë veten si të braktisur prej qeverisë.

Në orët e mëngjesit të së dielës ekstremistët palestinezë sërish kanë hedhur raketat Kasam në territorin izraelit, si rjedhojë është prekur një shtëpi në Sderot, por banorët ishin larguar qysh më parë. Pas çdo sulmi njerëzit në Sderot i përfshin paniku.

Deklarimet e Olmertit vlerësohen nga mediet izraelite si reagime me gjysmë zemre ndaj aktivitetit të miliarderit Arkadi Gaydamak. Biznesmeni i kërkuar prej drejtësisë franceze për kontrabandë armësh dhe pastrim paraje gjatë ditëve të fundit jo vetëm që ka strehuar nëpër hotele me shpenzimet e veta qindra banorë të larguar nga Sderoti, por të premten më 18 maj sipërmarrësi i ndërtimeve u shfaq personalisht në Sderot. Ai premtoi, se do të investojë gati 50 milionë Shekel, rreth 10 milionë Euro nga pasuria e vet për një mbrojtje më të mirë të insitucioneve publike dhe shtëpive private prej raketave Kasam. Olmerti, njoftohet më tej, është indinjuar dhe i ka ardhur turp prej veprimeve të mëvetsishme të miliarderit që ka pasur efekt në opinion.

Kryeministri përpara dy muajsh pat premtuar se do të investojë 300 milionë Shekel për mbrojtjen civile që nuk ekziston në Sderot, por deri tani asgjë s´ka ndodhur. Ndërsa Gyadamak u shfaq të premten e shkuar në Sderot i shoqëruar nga një sërë ekipesh me kameramanë, siç njoftoi të dielën gazeta e madhe "Yedioth Achronoth".