Shkëlqim dhe vizione - Gara për të sunduar gjithësinë | Bota | DW | 01.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkëlqim dhe vizione - Gara për të sunduar gjithësinë

Çdo ditë njerëzit në mbarë globin mahniten duke parë pamje nga Marsi. Buletinet e lajmeve të stacioneve të ndryshmemediatike çdo ditë transmetojnë pamje nga planeti i kuq. Kjo po shtron gjithnjë e më shumë në diskutim nisjen e raketave me ekipazh drejt hapësirës, megjtihatë stacioni ndërkombëtar i astronautikës, ISS, nuk ende nuk e ka arritur të ketë shkëlqimin që kishte në periudhën e fluturimit të parë për në Hënë. Shkëlqimi në fushën e udhëtimeve astronautike është arësyeja që i mobilizon herë pas here politikanët e vendeve të ndryshme për të financuar pushtimin e gjithësisë. Këtë radhë është Xhroxh Bushi që po e bën këtë, por ai nuk është i vetmi. "Programet dhe aparaturat tona të sotme për zbulimin dhe hulumtimin e hapësirës na kanë cuar shumë përpara dhe na kanë shërbyer shumë, por pavarësisht nga sukseset ende mbetet shumë për t`u zbulura dhe për t`u mësuar. Eshtë koha që Amerika të ndërmarrë hapa të mëtejshme." Kjo i impresionon madje edhe vetë specialistët e qendrës amerikane të astronautikës, NASA. Pra nuk do të ketë shkurtime të buxhetit, përkundrzi do të ketë një raketë e re shatëll (shutle). "Qëllimi ynë i tretë është që deri në vitin 2020 të arrijmë përsëri në Hënë dhe që këtë ta kemi si bazë për misione të reja." Xhorxh Bush, i riu, nuk po bën gjë tjetër vecse po vazhdon atë që kish paralajmëruar i ati i tij në fund të viteve 80-të, gjë që nuk u bë realitet për shkak të kostove tepër të larta. Pra i biri po hedh përsëri idenë e një misioni të sukseshëm në Mars duke nisur me këtë edhe një fushatë elektorale. Bushi më tej thekson, se "ajo që unë po tregoj sot është një udhëtim dhe jo një garë, ndaj i lutem të gjithë vendeve të tjera që të na shoqërojnë në këtë udhëtim. E gjitha kjo bëhet në emër të bashkëpunimit dhe të miqësisë." Misioni rus i hapësirës ndodhet pothuajse në kolaps që pas rënies së sistemit komunist. Megjithëse rusët kanë inxhinierë dhe teknikë të shkëlqyeshëm atyre u mungojnë paratë që deri në vitin 2020 të realizojnë një udhëtim me ekipazh në Mars. Armiku i dikurshëm premton për pazare miliarda dollarëshe. Nga ana tjetër Evropa po heziton për të pranuar ftesën amerikane. Drejtori i qendrës gjermane të astronautikës, Klaus Berger, thotë: "unë mendoj se ne mund t`i japim përgjigje ftesës amerikane vetëm në fillim të vitit 2005, kur në Berlin do të mblidhet konferenca e këshillit ministeror e Agjencisë Evropiane të Astronautikës, ESA." Berger vë në dukje, se brenda ESA-s ka një program relativisht të vogël të emërtuar "Aurora", në të cilin përshkruhet rruga evropiane drejt Marsit. Megjithatë prioritetet evropiane tani për tani janë të tjera: si p.sh. evropianët duan të stabilizojnë stacionin në gjithësi "Ariane 5" dhe më pas të përgatiten për stacionin ndërkombëtar. Klaus Berger sqaron gjithashtu, se ka dy komponente krejtësisht të ndryshme; nga njëra anë vizioni amerikan dhe përqëndrimi evropian në fushën e astronautikës për t´u shërbyer njerëzve këtu në Tokë. ESA është me këmbë në tokë dhe realiste në programet e saj. Nga ana tjetër janë kinezët ata që po zhvillojnë programe të ngjashme me ato amerikane. Kina synon ndërtimin e një stacioni të vetin me ekipazh fillimisht në Hënë dhe më pas në Mars. Brenda dy viteve të ardhëshme kinezët do të dërgojnë në orbitë dy tajkonautë të rinj, kështu i quajnë kinezët fluturuesit e tyre kozmikë.
  • Data 01.02.2004
  • Autor Dagmar Rëhling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUD
  • Data 01.02.2004
  • Autor Dagmar Rëhling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUD
Reklamë