Shirak, Merkel dhe Putin takohen në Paris | Evropa | DW | 23.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shirak, Merkel dhe Putin takohen në Paris

Në samitin ku dominojnë temat ekonomike pritet të diskutohet edhe mbi negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës

Putin, Merkel dhe Shirak

Putin, Merkel dhe Shirak

Presidenti francez Zhak Shirak ka pritur sot homologun e tij rus Vladimir Putin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në kështjellën Compiegne në veri të Parisit. Në qendër të takimit të shkurtër informal të nivelit të lartë janë çështjet ekonomike edhe pse pritet të diskutohet edhe mbi diplomacinë.

Dosjet e energjitikës pritet të zenë vend qëndror në rendin e ditës në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Europian për të vendosur një partneritet energjitik me Moskën e cila i lëvron një të tretën e sasisë së gazit që europianët konsumojnë.

Edhe dosja e grupit europian aeronautik dhe të mbrojtjes EADS në të cilin Rusia sapo ka blerë rreth 5% të aksioneve do të jetë temë e bisedimeve në samitin tre palësh. Rusia po përpiqet të sigurojë një minoritet me aftësi bllokuese por ministri francez i ekonomisë Tieri Breton ka siguruar se ekulibri gjermano-francez i aksionerëve nuk do të cënohet nga hyrja e Rusisë.

Në planin diplomatik pritet të dominojë çështja e konfliktit bërthamor me Iranin. Parisi, Moska dhe Berlini po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenca franceze gjykon se "roli i Rusisë ka bërë të mundur përparime" drejt objektivit të përbashkët pra respektimi i plotë nga Teherani i detyrimeve të tij.

Edhe negociatat mbi statusin përfundimtar të Kosovës pritet të diskutohen si dhe paqja në Lindjen e Mesme.

  • Data 23.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA9
  • Data 23.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA9