Shfaqet video me gjermanët e marrë peng në Irak | Gjermania | DW | 14.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shfaqet video me gjermanët e marrë peng në Irak

Për ministrin e jashtëm Gjerman Fran Valter Stajnmajer kjo është sërish dëshmi shokuese e poshtërimit njerëzor.

Rene Bräunlich dhe Thomas Nitzschke

Rene Bräunlich dhe Thomas Nitzschke


Dy inxhinierët gjermanë të rrëmbyer në Irak dy javë më parë janë kërcënuar sërish prej pengmarrësve me vrasje. Televizioni arab Al Arabija në Dubai të hënën në mbrëmje transmetoi një videofilm, ku shfaqeshin laipcigasit Rene Bräunlich dhe Tomas Nice. Pengmarrësit kërcënojnë se do t´i vrasin pengjet, në rast se nuk përmbushen kërkesat politike në adresë të qeverisë gjermane. Dy pengjet gjermane u paraqitën në video në mënyrë poshtëruese të përgjunjur dhe të kërcënuar prej katër personave të maskuar. Edhe më parë pengmarrësit patën paraqitur dy video të tjera që u transmetuan nga televizioni Al Xhazira.

Në mesazhin e fundit pengmarrësit thonë, se ky është shansi i fundit për shpëtimin e jetës së pengjeve. Por nuk jepet ndonjë ultimatum. Ministri i jashtëm Fran-Valter Shtajnmajer që aktualisht zhvillon turin e vizitave në Lindjen e mesme, deklaroi të hënën në mbrëmje nga Izraeli se:

"Jam informuar nga shtabi i krizës në Berlin për videon e re. Kjo është sërish një dëshmi shokuese e poshtërimit njerëzor. Ekspertët janë duke punuar për verfikimin e videos. Mund t´ju siguroj, se ne po vazhdojmë përpjekjet për të garantuar sa më shpejt të jetë e mundur sigurinë e të rrëmbyerve. Kjo është e gjitha që mund të bëjmë."

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Berlin tha, se shtabi i krizës do të mblidhet sot për të shqyrtuar rrethanat aktuale lidhur me dramën e pengjeve. Të dy inxhinierët nga Leipcigu janë rrëmbyer më 24 janar në qytetin verior të Irakut Beidzhi.

  • Data 14.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1J
  • Data 14.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1J