Shfaqen maska në Kosovë | Ballkani | DW | 08.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shfaqen maska në Kosovë

Opozita ka akuzuar rëndë qeverinë në Kosovë, e cila sipas saj, ka vendosur nëpër rrugë persona të armatosur me maska, të cilët po kërcënojnë procesin nëpër të cilin po kalon Kosova

Kosovë

Kosovë

Kryetari i PDK-së në opozitë Hashim Thaqi, tha sot se formacionet parapolitike që dirigjojnë qeverinë e Kosovës, kanë vendosur persona të armatosur me maska
nëpër rrugët e Kosovës, me qëllim që të dëmtojnë imazhin pozitiv të Kosovës. Për këtë çështje Hashim Thaqi, zhvilloi një takim me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker, i cili kërkoi nga qytetarët që të distancohen nga çfarëdo lloj veprimi ilegal që kërcënon sigurinë e qytetarëve.

Këtë akuzë të shefit të opozitës kryeminstri i Kosovës, Agim Çeku, e quan të pa bazë. Ai shprehet se në Kosovë po ndërtohet një infrastukturë legjitime e sigurisë që do të mbrojë qytetarët, ndërsa paraqitjen e grupeve të armatosura ai e quan të dëmshme për proceset në Kosovë.

Zyrtarë të policisë ndërkaq konfirmojnë se në në disa rrugë të Kosovës, janë paraqitur persona të armatosur me maska mirëpo, akoma nuk e dijnë se kush
janë ata.

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker thotë se: "Unë mund të konfirmoj, se policia i ka marrë seriozisht këto raste dhe ajo jo vetëm që po heton, por po përpiqet që këta persona t'i kapë dhe t'i çojë para organeve të drejtësisë."

Dy ditë më parë në fashtin Gërqinë të komunës së Gjakovës, 10 persona të armatosur dhe me maska në fytyrë, kanë ngritur në një rrugë lokale një postbllok duke legjitimuar kalimtarët. SHPK-së, më të marë njoftimin nga qytetarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas njoftimit të policisë, personat me maska menjëherë janë larguar nga rruga. Policia thotë se, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet personave të armatosur dhe policisë, pa pasoja në njerëz.

Qytetarët të cilët janë legjitimuar nga personat e panjohur të armatosur, thonë se këta persona me maska bartnin uniforma me emblemën "Ushtria Kombëtare Shqiptare". Mirëpo, një organizatë që vetën e quan Fronti për bashkimin kombëtar shqiptar, nëpërmjet një faqeje internenti ka thënë se, personat me maska të paraqitur në fshatin Gërqinë të Gjakovës janë të papërgjegjshëm dhe me ose pa vetëdije, janë në shërbim të segmenteve antishqiptare. Sidoqoftë, autoritet ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj, janë shprehur se çdo veprim i dhunshëm dhe jashtligjor çfarëdo qoftë ai që rrezikon sigurinë, do të jetë kundërproduktiv në këtë fazë të pritjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës.

  • Data 08.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arab
  • Data 08.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arab
Reklamë