Sheshel dorëzohet në burgun e Sheveningenit | Politika | DW | 27.02.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sheshel dorëzohet në burgun e Sheveningenit

Bahri Cani

Vojisllav Sheshel u dorëzua sot në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Aktakuza kundër tij është ngritur me 15 janar. Sheshel ka vendosur që ndaj akuzave për krime lufte të mbrohet vet, me ndihmën e një ekipi këshilltarësh juridik. Ai nuk ka kërkuar që autoritetet serbe të garantojnë, që është një prej kushteve për lirimin e tij eventual dhe mbrojtjen nga liria. Sheshel akuzohet për nxitjen dhe planifikimin e krimeve dhe shkeljen e ligjeve të luftës. Ai konsiderohet pjesë e aksioneve sistematike kriminele, me synim spastrimin etnik të disa pjesëve të Kroacisë, Bosnjes dhe Vojvodinës. Në aktakuzë thuhet se ai ka bërë këto krime në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 1993, kur erdhi deri tek përcarja e tij me ish presidentin serb dhe jugosllav Sllobodan Millosheviq. Zëdhënësja e Kryprokurores Florans Artman sqaron se "Sheshel akuzohet për krime kundër njerëzise dhe shkeljen e ligjeve të luftës. Aktakuza kundër tij përmbanë 13 pika, ndër të cilat shtatë janë për krime kundër njerëzisë. Ai akuzohet për veprat e tija përsonale dhe si pjesëtar i grupit që ka bërë krime. Në këtë grup është edhe Sllobodan Millosheviq".

Sheshel ishte një prej protagonistëve më të mëdhenjë të idesë për krijimin e Serbisë së Madhe. Në shtetin serb, sipas aspiratave të tija, do të duhej të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe pjesë të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje - Hercegovinës. Sheshel edhe mbrëmë përsëriti në mitingun e tij në Beograd se serbët nuk do të heqin dorë kurrë nga krijimi i një shteti të këtillë, ku të përfshihen pjesë të shteteve tjera të njohura ndërkombëtarisht si të pavarura dhe sovrane. Për bashkëkombasit e tij ai kishte edhe një porosi konkrete: "Serbët nuk guxojnë të lejojnë të arrestohen Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq, Shlivancaninin, Radiq ose ndonjë serb tjetër. Unë po shkoj në Hagë për të luftuar në emër të të gjithëve, ndërkohë që serbët duhet të jenë sa unik për rrëëzimin sa më të shpejtë të regjimit tradhëtar dhe mafioz në Beograd". Tribunali i Hagës ende nuk ka përcaktuar se kurë do të paraqitet ai para Trupit gjykues ku duhet të deklarohet nëse e ndjen veten fajtor ndaj akuzave për krime në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë.

  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwL
  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwL