Shengen edhe pas 2007 | Evropa | DW | 06.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shengen edhe pas 2007

Ministrat e brendshëm të BE-së do të vendosin në fund të këtij viti, nëse kufijtë e shteteve të reja antare nga Evropa Lindore do të vazhdojnë të kontrollohen. Ministri i brendshëm gjerman Volfgang Schäuble tha gjatë një takimi me homologët e tij të BE-së në Luksemburg se vendimi përfundimtar mbi këtë çështje do të merret në dhjetor.

Në Shengen, Luxemburg u nënshkrua më 22 mars 1995 marrëveshja e Shengenit

Në Shengen, Luxemburg u nënshkrua më 22 mars 1995 marrëveshja e Shengenit

10 shtetet e reja antare të BE-së duhet të presin. Ministrat e brendshëm të BE-së nuk ranë të enjten në Luksemburg dakord, se kur do të bëhet i mundur kalimi pa kontrollim pasaportash në Poloni, Hungari apo Çeki.

Kontrolle edhe pas 2007

Në fakt ishte menduar se kontrolli i pasaportave në kufijtë evropianë, nuk do të ishte më i nevojshëm duke filluar nga vjeshta e vitit 2007. Por ky afat do të shtyhet për më shumë kohë. Përfaqësues të vendeve evropiano-lindore e kritikuan qëndrimin e shteteve të vjetra të BE-së si diskriminues. Por ministri i brendshëm gjerman Volgang Schäuble sqaroi: "Gjermania nuk kërkon ndonjë shtyrje të fshehtë afatesh, por po punon që Evropa të funksionojë sa më mirë. Kjo punë është në interes të shteteve të reja antare të BE-së."

Shkak për shtyrjen e afatit ishin probleme teknike. Sistemi aktual informativ Schengen I, me të cilin aktualisht punojnë 13 shtete të vjetra të BE-së si edhe Norvegjia dhe Islanda, do të zëvendësohet me një version të ri, në të cilin do të jenë integruar edhe të dhënat biometrike, gjurmët e gishtërinjve apo fotografitë e pasaportave. Por instalimi i këtij sistemi Schengen II po zgjat më shumë kohë se ç´ishte planifikuar nga Komisioni i BE-së.

Teknika kërkon kohë

Por kontrolli i pasaportave do të bëhet i panevojshëm, vetëm pas implementimit të suksesshëm të teknikës së re, tha ministri i brendshëm gjerman:"Evropa pa kufij të brendshëm nuk mund të diskreditohet, duke i lënë njerëzit të besojnë se siguria e tyre është në rrezik. Kjo do të ishte vdekja e çdo përparimi në bashkimin europian."

Nga ana tjetër, shtetet e reja antare nuk duhet të kritikojnë vetëm problemet në qendër, por duhet të bashkëpunojnë, që sistemet e tyre të integrohen në sistemin Schengen, tha më tej ministri Schäuble: "Problemi që duhet të zgjidhim tani, është mbi të gjitha një problem i shteteve të reja antare. Le të flasim në mënyrë të sinqertë dhe të hapur: Shtetet e reja antare duhet të përmbushin kriteret për një antarësim të shpejtë në sistemin Schengen. Aty nuk mund të bëjmë përjashtime, sepse ndryshe Evropa do të kishte jo më shumë por më pak siguri sa deri tani, dhe ky nuk është interesi i integrimit evropian."

Europa pa kufij nuk është për të gjthë

Schäuble paralajmëroi se jo të gjitha shtetet e reja antare do të hyjnë në Evropën pa kufij: "Në rast të tillë, pyetja ´Çfarë është kufiri i brendshëm dhe çfarë është kufiri i jashtëm` do të shtrohej në mënyrë shumë më dramatike" tha ai.

Tani do të verifikohet në rast se sistemi aktual informativ Schengen, mund të zgjerohet me pjesëmarrjen e 9 shteteve të reja antare të BE-së, përpara se të fillojë modifikimi i tij. Deri në dhjetor do të jetë sqaruar gjithçka.

  • Data 06.10.2006
  • Autor Andreas Reuter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA2
  • Data 06.10.2006
  • Autor Andreas Reuter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA2