Shembuj: tregtia me fëmijë dhe terrorizmi | Evropa | DW | 18.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shembuj: tregtia me fëmijë dhe terrorizmi

Ministrat e brendshëm të BE-së kërkojnë më shumë kompetenca për Europolin

Tregëti me fëmijë në Evropë

Tregëti me fëmijë në Evropë

Qendra policore evropiane Europol, duhet të luajë një rol më të madh në sigurinë e brendshme të Evropës. Vendimet e para për këtë duhet të merren mundësisht në këtë gjysëmviti, tha ministrja e brendshme e Austrisë Liese Prokop në Vjenë, në fund të takimit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë së BE-së.

Kryesia austriake e rradhës së BE-së mbështetet edhe nga Gjermania. Pornografi fëmijësh, tregti droge apo fëmijësh, terrorizmi ndërkombëtar. Lista është e gjatë. Nëqoftëse kriminaliteti kapërcen kufinjtë e vendeve, atëherë janë zakonisht vepra të rënda penale. Sepse policia ka vështirësi të bëjë hetime përtej kufirit të vendeve të tij, BE ka ngritur para 10 vjetësh Europolin.

Policia e vendeve anëtare të BE-së ia përcjell të dhënat e veta Europolit. Atje ata mblidhen, filtrohen, krahasohen me njëra-tjetrën. Dhe shpesh ekspertët e Europolit nga disa hollësi mund të krijojnë një pamje të tërë. Përshembull, pornografia e fëmijëve. Një ofrues i pornografisë për fëmijë që ndërronte shpesh vendin në BE, mundi të kapej me ndihmën e Europolit. Ekspertët konstatuan, se kudo, ku ishte, ai vepronte me të njëjtin emër.

Rreth 500 punonjës,ka zyra me seli në Hagë të Hollandës. Në rradhë të parë tregtia me drogën ka qenë që nga fillimi një nga problemet me të cilat është marrë Europoli. Që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA terrorizmi nderkombëtar, luftimi dhe parandalimi i tij luajnë një rol të madh. Sidomos në këtë fushë Europoli ka mundur të bëjë më shumë se ç´ishtë bërë deri tani.


"Europoli është i suksesshëm në fushën e luftimit të drogës, fallsifimit të parave, dokumenteve. Besojmë se në fushën e terrorizmit, të terrorizmit me motive islamike, Europoli ka një detyrë të madhe në të ardhmen" thotë Peter Altmaier, sektretar shteti në ministrinë e brendshme gjermane. Duhet edhe interneti. Për vende të veçanta kjo nuk mund të arrihet dot, mendon Altmeier. Qeveria gjermane muajt e ardhshëm do të punojë që Europoli të marrë në këtë fushë më shumë kompetenca, dhe kur vitin e ardhshëm Gjermania të ketë kryesinë e rradhës së BE-së, tema europol do të jetë një nga pikërendesat.

Shefi i Europolit Max-Peter Ratzel, është gjerman. Ai sheh edhe fusha të tjera, ku Europoli mund të behej aktiv. Gjithnjë ndodh, që në BE vijnë fëmijë, por që pastaj humbasin pa gjurmë. "Këta fëmijë zhduken, pa e ditur se ku, pa e ditur tamam se cfarë strukturash fshihen pas kesaj. Të bie në sy vetëm se këto fëmijë papritur nuk janë më aty."

Se çfarë fshihet pas kesaj, nuk dihet. Ndoshta tregti me fëmijë, apo tregti organesh. Problemi i Europolit në të kaluarën shpesh ka qenë që vendet e veçanta të BE-së nuk i kanë furnizuar sa duhet me informacione hetuesit në Hagë. Probleme të ngjashme njihen nga bashkëpunimi i shërbimeve sekrete. Interesant është se delet e zeza këtu janë shtetet e vjetra anëtare të BE-së, shtetet e reja anëtare në Evropën Lindore e bëjnë në mënyrë shëmbullore.

  • Data 18.01.2006
  • Autor Michael Becker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCH
  • Data 18.01.2006
  • Autor Michael Becker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCH