SHBA: Tёrhiqet koordinatori i shёrbimeve sekrete | Bota | DW | 29.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

SHBA: Tёrhiqet koordinatori i shёrbimeve sekrete

Presidenti Donald Trump shkёputet prej njё tjetёr anёtari tё nivelit drejtues. Drejtori i Shёrbimeve Sekrete, Dan Coats, heq dorё nga posti mё 15 gusht. Kёtё e komunikoi Trump nё mediumin e tij tё preferuar Twitter.

Tani pёr tani mbetet e paqartё, nёse 76-vjeҁari Dan Coats ёshtё tёrhequr vet, apo ia ka imponuar Trump dorёheqjen. Sё fundi ka pasur mosmarrёveshje mes koordinatorit tё shёrbimeve sekrete dhe Trump lidhur me vlerёsimin e politikave tё sigurisё. Presidenti ёshtё i pakёnaqur me Coats, njoftonin sё fundi mediat nё SHBA.

Koordinator i ri i shёrbimeve sekrete, sipas dёshirёs sё Trumpit, do tё bёhet deputeti republikan John Ratcliffe. 53-vjeҁari, i cili qё nga viti 2015 pёrfqёson Teksasin nё Dhomёn e Deputetёve, ёshtё tёrёsisht nё linjёn e Trumpit.

Ratcliffe javёn e kaluar ishte nё fokus, kur ai iu drejtua me pyetje agresive, nё njё seancё dёgjimi nё Kongres, ish-hetuesit të posaҁёm pёr Rusinё Robert Mueller duke e akuzuar kёtё tё fundit, se i ka tejkaluar kompetencat e veta. Nuk ka qenё detyra e Muellerit, qё nё njё raport konkluzionesh tё paraqesё nёse Trumpi ёshtё fajtor ose jo pёr pengesa ndaj drejtёsisё.

Trump e falenderoi Coats pёrmes Twitte-it për kёtё „shёrbim tё madh pёr vendin" dhe deklaroi, se do tё emёrojё Ratcliffe pёr kёtё post. Sidoqoftё emёrimi duhet miratuar prej Senatit. Drejtori i shёrbimeve sekrete nё SHBA ka pёr detyrё tё koordinojё shёrbimet e ndryshme sekrete. Coats e kishte marrё kёtё detyrё nё mars 2017. Pёrpara kёsaj ai ka qenё amabsador i SHBA nё Gjermani nё vitet 2001 deri mё 2005.

Pika konflikti Irani, Rusia ... 

Trump dhe Coats janё pёrplasur disa herё nё publik. Koordinatori i shёrbimeve sekrete nё janar deklaroi, se Irani sipas mendimit tё tij nuk po punon aktualisht pёr bombёn bёrthamore. Presidenti e kundёrshtoi dhe e kritikoi atё se nuk e ka idenё pёr shёrbimet. Coats ka paralajmёruar vazhdimisht pёr sulme tё mundshme kibernetike nga Rusia. Shёrbimet sekrete janё tё bindura, qё Kremlini ka ndёrhyrё me sulme hacker dhe metoda tё tjera moderne nё fushatёn elektorale nё SHBA mё 2016, pёr ta mbёshtetur Trumpin dhe pёr tё dёmtuar konkurrenten e tij demokrate Hillary Clinton.

Posti i drejtorit tё shёrbimeve sekrete ёshtё krijuar nё vitin 2005 pas havarive pёrpara sulmeve terroriste tё 11 shtatorit 2001. Njё komision hetimor kritikoi mungesёn e bashkёpunimit veҁanёrisht mes shёrbimit tё kundёrzbulimit CIA me policinё federale FBI.

se/kle (dpa, rtr, ap, afp)