SHBA-s: ″Irani mbështet ekstremistët shiitë në Irak″ | Politika | DW | 25.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

SHBA-s: "Irani mbështet ekstremistët shiitë në Irak"

Për herë të parë një gjeneral i lartë amerikan ka akuzuar hapur Iranin, se mbështet ekstremistët shiitë në Irak. Teherani po zhvillon politikë destabilizuese dhe mbështet dhunën në vendin fqinj, tha gjenerali i brigadave amerikane, Michael Barbero në Uashington. Barbero tha më tej se është mëse e qartë, se Irani financon edukimin dhe armët e grupeve ekstremiste shiite

Irani i përgjigjet propozimeve për zgjidhjen e grindjeve atomike

Irani i përgjigjet propozimeve për zgjidhjen e grindjeve atomike

Deri tani ministri amerikan i mbrojtjes Donald Rusmfeld dhe politikanë të tjerë amerikanë dyshonin se Irani e mbështet dhunën në Irak. Por tani akuzat e qeverisë amerikane po marrin tone zyrtare. Gjenerali i brigadave amerikane, Michael Barbero, tha gjatë një konference për shtyp: "Mendoj se nuk ekziston më asnjë dyshim, se Irani është përgjegjës për edukimin, armatimin dhe financimin e disa grupeve ekstremiste shiite në Irak dhe përveç kësaj i ka furnizuar këto grupe me teknologji moderne IED". IED është shkurtimi i "Improvised Explosive Devices", pikërisht i atyre predhave, që janë hedhur me mijëra herë në Irak dhe kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3000 civilistëve vetëm në muajin korrik të këtij viti. Ky është numri më i lartë i viktimave në Irak, që prej hyrjes së forcave ushtarake amerikane në këtë vend më mars të vitit 2003. Akuzat e ushtrisë amerikane po forcohen pikërisht në kohën kur Irani po sulmohet nga të gjitha anët nga qeveria amerikane. Jo vetëm për programin bërthamor të këtij vendi dhe mosbindjen për ndalimin e përdorimit të lëndës së uranit, por edhe për mbështetjen e Hisbollahut në Liban dhe mbështetjen aktive të rebelëve në Irak. Barbero tha: "Eshtë politika e qeverisë qëndrore iraniane, që ta mbështesë dhe nxisë dhunën e shiitëve në Irak." Po çfarë po bëjnë SHBA-s për ta evituar këtë gjë? Sipas Barberos ushtria amerikane ka krijuar mbi 100 postblloqe të reja kufitare në Irak, për të ndaluar kështu hyrjen e luftëtarëve nga Irani dhe Siria në vend. Në pranverë të këtij viti, qeveria e Bushit, e cila nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, dërgoi ambsadorin amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad, në Teheran, për të zhvilluar bisedime me qeverinë iraniane. Por mesa duket këto bisedime nuk ishin të frytshme.
  • Data 25.08.2006
  • Autor Daniel Scheschkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqoj
  • Data 25.08.2006
  • Autor Daniel Scheschkevitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqoj