SHBA: Rilindje përmes politikës së qendrës | Studimi në Gjermani | DW | 12.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

SHBA: Rilindje përmes politikës së qendrës

Zgjedhjet për Kongresin dhe Senatin në ShBA dhe fitorja e demokratëve kanë qenë një temë kryesore e komenteve në shtypin ndërkombëtar të javës

Zgjedhjet 2006-USA

Zgjedhjet 2006-USA

Gazeta italiane që botohet në Milano "Corriere della Sera" komenton zgjedhjet e Kongresit në SHBA në një artikull me titull "Rilindje përmes politikës së qendrës": "Tërmeti politik u komentua nga mediet kryesisht si një provë e përgjithshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, zgjedhje në të cilat Bushi nuk mund të rikandidojë. Shumë republikanë shohin Arnold Shvarcenegerin si shpresën e tyre pas rizgjedhjes së tij triumfale më shumë si rezultat i lëvizjes së tij drejt qendrës. Një model që duhet ndjekur. "Neokonservatorët" janë mesa duket drejt humbjes, heronjtë e tyre janë mundur dhe tani po dalin përsëri në dritë republikanët "historikë". Megjithatë nuk do të jetë e lehtë të munden "Neodemokratët" të cilët kanë gjetur në politikën e qendrës sekretin e rilindjes së tyre."

"Financial Times" e Londrës e komenton ditën e zgjedhjeve në SHBA si "një ditë shumë të mirë për demokracinë amerikane": "Në fund të fundit ishte një rezultat i kënaqshëm. Amerikanët të paktën kanë filluar së fundmi të venë përpara përgjegjësisë drejtusit republikanë dhe qeverinë e Bushit për paaftësinë e tyre dhe për mosrespektimin e të drejtës duke e përlyer me baltë reputacionin e Amerikës në Lindjen e Mesme. Edhe largimi i Donald Rumsfeldit, njeriut që mban përgjegjësinë kryesore për fiaskon në Irak, është një shenjë e mirëpritur e asaj që qeveria po e kupton se duhet dhënë llogari."


Për pasojat politike të fitores së demokratëve në zgjedhjet për kongresin amerikan gazeta e Zyrihut "Neue Züricher Zeitung" shkruan: "Është e qartë se demokratët nuk kanë alternativë konkrete ndaj politikës së partisë tjetër, ndryshe nga republikanët e vitit 1994. Strategjia e tyre ishte ta linte partinë e madhe të vjetër të bëhej pre e gabimeve të veta. Kjo strategji ishte e suksesshme, por ka si pasojë që mandati politik në të ardhmen do të jetë më i dobësuar nga çdo të ishte përndryshe. Prandaj nisur nga kjo arësye demokratët nuk do të mund të hedhin thekse të reja politike. Kësaj i shtohet fakti se zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 do të hedhin hijet e tyre. Ata do të mundohen përsëri të damkosin gabimet e republikanëve për të përfituar në ciklin e ri zgjedhor."

Gazeta vjeneze "Kurier" humbjen e republikanëve në zgjedhjet në SHBA e komenton si një mësim për njerëzit e Bushit: "Në zgjedhjet parlamentare Bushi merr një mesazh të qartë qortues për politikën e tij të brendshme si edhe politikën jo të mirë ndërkombëtare edhe pse nuk kandidonte vetë Bushi por njerëzit e partisë e tij. Nuk u zgjodh ajo dhomë parlamentare e cila mbështeste politikën e qeverisë së Bushit: politikat e taksave të cilat u shërbenin shefave të firmave por varfëronin shtresën e mesme; skadalet morale dhe korruptive që dëmtonin vizionin moral të testamentit të vjetër si edhe një politikë armiqësore ndaj shkencës; luftërat e nisura nën moton kundër terrorit kanë patur efektin e kundërt ashtu siç e dinë tashmë së fundmi edhe vetë njerëzit e Bushit."

  • Data 12.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn2
  • Data 12.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn2