SHBA nuk duan vend në Këshillin e ri për të drejtat e njeriut | Bota | DW | 07.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA nuk duan vend në Këshillin e ri për të drejtat e njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht nuk janë duke bërë përpjekje për një vend në Këshillin e ri të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Kështu njoftoi departamenti amerikan i shtetit.

Këshilli për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara

Këshilli për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara

35 shtete, në mesin e tyre edhe Gjermania kanë dorëzuar kërkesën për sigurimin e vendeve në Këshillin e ri të OKB-së për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë. Më 9 maj Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të vendos se kujt do t'i ndahen 47 vendet në këtë Këshill.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë të pranishme në të. Zëdhënsi i depertamentit amerikan të shtetit Shen McCormark tha të enjten në Uashington se:

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kandidojnë për një vend në raundin e parë për vendet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut", tha McCormak.

Qeveria në Uashington refuzoi në mars propozimin i cili mundësoi arritjen e kompromisit për Këshillin e ri. Para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan se janë holluar shumë kriteret për anëtarsim të cilat në të vërtetë do të duhej të pengonin regjimet të cilat shkelin të drejtat e njeriut të jenë të pranishme në këtë këshill. Megjithatë arsyetimi për vendimin e tanishëm të qeverisë amerikane ishte shumë diplomatik:

"Ka kandidatë të fortë në grupin tonë rajonal me një traditë të gjatë angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat kanë miratuar rezolutën. Ato duhet të kenë mundësinë që të kandidojnë", tha McCormarck.

Sido që të jetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin punën e Këshillit për të drejtat e njeriut, si moralisht ashtu dhe financiarisht. Uashingtoni është i interesuar që ky këshill të jetë i fuqishëm dhe efektiv:

"Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët e bashkësisë ndërkombëtare dhe do t'u japim guxim që të trajtojnë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në vendet si Irani përshembull, apo Kuba, Zimbabveja, Burma, Sudani dhe Korea e Veriut", tha McCormarck.

  • Data 07.04.2006
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLt
  • Data 07.04.2006
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLt
Reklamë