SHBA emërojnë gjeneralin William Ward si koordinator për sigurinë në Lindjen e Afërme | Bota | DW | 07.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

SHBA emërojnë gjeneralin William Ward si koordinator për sigurinë në Lindjen e Afërme

Rice: 40 milion $ ndihmë e menjëhershme për autoritetet palestineze

Rice dhe Abaz në konferencën e përbashkët për shtyp

Rice dhe Abaz në konferencën e përbashkët për shtyp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të angazhohen më fuqishëm për procesin e paqes në Lindjen e Afërme. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me preidentin palestinez Mahmud Abaz në Ramallah në Bregun Perëndimor të lumit Jordan ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice paralajmëroi për emërimin e një bashkërenduesi të SHBA për sigurinë, i cili do të ndihmojë palestinezët në reformimin e forcave të tyre të sigurisë dhe do të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm.

"Gëzohem të bëj të ditur emërimin e gjeneral-lejtnantit të ushtrisë amerikane William Ward si koordinator i SHBA për sigurinë, për të mbështetur dhe zgjeruar përpjekjet e fundit të autoriteteve palestineze në fushën e sigurisë dhe për të inkurajuar rifillimin e bashkërendimit izraelito-palestinez në fushën e sigurisë, përfshirë këtu po të jetë nevoja nëpërmjet komitetit tripalësh për sigurinë."

Gjenerali Ward do të bashkëpunojë edhe me Egjiptin, Jordaninë dhe shtete të tjera për të bashkërenduar ndihmën për autoritetet palestineze derisa këto po rindërtojnë kapacitetet e tyre të sigurisë për ti dhënë fund dhunës dhe terrorit dhe për të rivendosur rendin dhe ligjin, tha më tej Rice. Gjenerali Ward do të udhëtojë për në rajon disa javë më vonë për të bërë një vlerësim paraprak të gjendjes.

Gjatë konferencës për shtyp Rice iu drejtua Mahmud Abaz-it me presidenti Abbas, në dallim nga emërtimi kryetari Arafat, i përdorur në kohën e presidentit palestinez Jaser Arafat. Rice tha se prej 350 milion dollarëve që u premtoi javën e kaluar presidenti Bush palestinezëve 40 milion do të dorëzohen menjëherë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rindërtimin e infrastrukturës.

"Ne do të bashkëpunojmë me miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe këtu në rajon për të rigjallëruar ekonominë palestineze dhe për të mbështetur përpjekjet e palestinezëve për ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike." - tha Rice.

Gjenerali William Ward ka qenë komandant i trupës së paqes në Bosnjë, SFOR.

  • Data 07.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQe
  • Data 07.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQe
Reklamë