SHBA dhe BE: të përsëriten zgjedhjet në rajone të Maqedonisë, për të qenë legjitime | Ballkani | DW | 03.06.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

SHBA dhe BE: të përsëriten zgjedhjet në rajone të Maqedonisë, për të qenë legjitime

Ambasadorja e SHBA i konsideron zgjedhjet e fundit në Maqedoni më të këqia se ato të vitit 2006

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare Gruevski

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare Gruevski

Ambasadorja e SHBA, Xhilian Millovanovic deklaroi se nëse zgjedhjet do të ishin të organizuara mirë do të forcohej pozicioni i Maqedonisë në planin e evrointegrimeve. Ajo vlerësoi se incidentet treguan se demokracia në Maqedoni është e thyer. Këto zgjedhje ishin më të këqija se ato të vitit 2006.

"Ajo që më së shumti më shokoi si vëzhguese ishte se njerëzit që bënin parregullsitë dhe mashtrimet ndiheshin krenarë", tha Milovanovic. Ambasadorja e SHBA tha mww tej, se patjetër duhet të ketë rivotim në të gjitha vendvotimet ku janë evidentuar parregullsi. Ndwwrsa kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se
nuk do ta formojë qeverinë e re, përderisa nuk sigurohet se në të gjtiha vendvotimet qytetarët kanë shprehur 100 për qind vullnetin e tyre të lirë. Gjithnjë sipas tij, përbërja e parlamentit të ri do të jetë shprehje e plotë e vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve të Maqedonisë dhe jo e vullnetit të disa grupeve kriminale, të cilat kanë mbushur kutitë e votimit.

Presidenca e BE-së e kryesuar nga Sllovenia mbështet nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderëve të tjerë politikë, që të përsëriten zgjedhjet në disa rajone të caktuara, për të ndikuar në legjitimitetin e zgjedhjeve.

Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se nëse nuk ka rivotime në njësinë zgjedhore 1, 2 dhe 6, kjo parti nuk do t'i njohë rezultatet e së dielës.

Nën presionin e ndërkombëtarëve , ministria e punëve të brendëshme ka arrestuar grupin e parë të të dyshuarve për incidentet e ditës së zgjedhjeve .Gjykata Themelore e Shkupit i caktoi paraburgim prej 30 ditësh ish-komandantit të UÇK-së, Agim Krasniqit dhe tetë personave të tjerë nga Kondova, për shkak të dyshimit se kishin përgatitur për të nxitur incidente zgjedhore në njësinë zgjedhore numër një.

" Policia ndaloi grupin nëntë anëtarësh të njohur si grupi i Kondovës, ndërsa pas një kontrolli në makinat e tyre janë gjetur armë, pesë pistoleta të kalibrave të ndryshëm, municion të lehtë, tre bomba dore, gjashtë granata dore, një pushkë si dhe disa pako marihuanë," thotë zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski

Sipas policisë bëhet fjalë për një grup personash të moshës prej 16 deri në 61 vjeç.

DW.COM

  • Data 03.06.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EBse
  • Data 03.06.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EBse