1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Shanset nga kriza t'i shfrytëzojmë edhe për marrëdhëniet gjermano-ruse'

14 Gusht 2009

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Dmitri Medvedev në takimin e tyre në Soçi të Detit të Zi ranë sot dakord për thellimin e partneritetit ekonomik.

https://p.dw.com/p/JBb8
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus, Dmitri Medvedjev gjatë takimit në Soçi
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus, Dmitri Medvedjev gjatë takimit në SoçiFotografi: AP

"Projekt inteligjent" mundësia e përfshirjes së Rusisë në kantierët e anijeve Vadan

Për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy vendeve duhen shfrytëzuar "shanset nga kriza", tha Merkeli. Ajo e cilësoi "projekt inteligjent" mundësinë e përfshirjes së Rusisë në kantierët gjermanolindore të ndërtimit të anijeve Vadan, të falimentuara. Këtu po krijohet një bashkëpunim, të cilin "ne nga ana e qeverisë duam ta shoqërójmë", tha Merkeli pas takimit me rezidencën verore të Medvedjevit.

'RFGJ ka preferencë për propozimet e Magnës, në të cilat një pjesë është kooperimi me Rusinë.'

Lidhur me kötë konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin rus Medvedev Merkel u shpreh.

"Përsa u përket kantiereve gjermanolindore të ndërtimit të anijeve Vadan, këtu po nis një bashkëpunim, që perderisa është e domosdoshme, fjala këtu është për investime private, duam t'i shoqërojmë edhe nga ana e qeverisë gjermane. Ne kemi folur për GM dhe Opelin edhe për pjesëmarrjen e Rusisë në këtë projekt, dhe unë kam bërë edhe një herë të qartë se RFGJ ka një preferencë të lartë për propozimet e Magnës, në të cilat një pjesë është kooperimi me Rusinë."

'Në Gjermani u gëzuam shumë për rritjen ekonomike'

Në një bisedë paraprake me Medvedevin sot para dite Merkel tha para përfaqësuesve të shtypit:

"Mendoj se do të flasim për situatën ekonomike. Ne në Gjermani u gëzuam shumë kur dëgjuam dje, që edhe pse në një nivel të ulët në tremujorin e fundit është shënuar një rritje e vogël. Dhe unë mendoj se këto shanse nga kriza ne duhet t' shfrytëzojmë edhe për zhvillimin e marrëdhënieve gjermano-ruse."

Autor: Ina Verbica/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi