Shans historik apo udhë pa krye? | Evropa | DW | 30.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shans historik apo udhë pa krye?

Britania e Madhe merr persipër me 1 korrik presidencën e këshillit të BE-së

default

Pas refuzimit të kushtetutës së BE-së nga zgjedhesit në Francë dhe në Hollandë Evropa ndodhet në udhëkryq. Shumë pyetjeve u duhet dhënë përgjigje menjëherë. Si duhet të financohet një Evropë e zgjeruar? Si duhen kryer proceset vendimmarrëse dhe si duhet siguruar aftësia për të vepruar? A mund ta vazhdojë BE pa ndryshuar politikën e tij të zgjerimit. Përgjigje ndaj këtyre pyetjeve të rëndesishme do të jepen në gjysmen e dytë të vitit. Atëherë presidencën do ta kenë pikërisht britanikët, që prej shumë vendeve anëtare në rradhë të parë Gjermanisë dhe Francës bëhen përgjegjës për dështimin e samitit të fundit.
Shans historik apo udhë pa krye në politikën evropiane? Pranë bazës detare Portsmouth të martën një çerek milioni britanikë kanë festuar me birrë dhe bukë me gjalpë fitoren historike të admiralit Nelson mbi francezet në betejen detare në kepin e Trafalgarit në vitin 1805. Atehere u pat penguar një invazion i Napoleonit në Britaninë e Madhe.
Megjithëse festimet ishin planifikuar prej kohësh, kryeministri Tony Blair e dinte, se festimi historik mund të kuptohej krejtesisht gabim. Shqetesimi në Paris ka qenë i madh ndaj qëndrimit të tij të paepur në samitin e fundit në çështjen e "rabatit britanik", shumë të medha ishin kerkesat e tij për shkurtimin e subvencioneve agrare për Francën. Ai nuk mund të rekomandohet si moderator i mirë në kërkimin e zgjidhjeve për problemet e BE në gjashtë muajt e ardhshem, konstatoi presidenti Zhak Shirak me hidherim.
Edhe për këtë shkak para Portsmouthit nuk u ngriten flamujt kombëtare, por një flotë e kuqe dhe një flotë blu simbolizonin betejen detare. Në fjalimin e saj mbreteresha evitoi çdo formulim, që mund t´i prishte qejfin qeverisë në Paris. Cdo gjë tjetër do ta kishte shqetesuar shumë Blairin, sepse muajt e ardhshem ai duhet të veprojë si moderator. Por ai do të jetë moderator me një mesazh.
Që prej dështimit të samitit ai perbetohet se e kupton Evropën si projekt politik, se nuk do ta kthejë Evropën në një zonë të tregtisë së lirë, sic i druhen Gjermania dhe Franca. Në të njëjtën kohë ai thekson se e kupton refuzimin e kushtetutës evropiane nga Franca dhe Hollanda si mandat për rinovimin e Evropës.
"Evropa e re" sipas përfytyrimeve të Blairit duhet të ketë më shumë treg dhe më pak shtet. Suksesi në Britaninë e Madhe i jep atij forcë. Për kohë të gjatë i shpotitur si pacient, Britania e Madhe ka arritur tani punësim të plotë. Sigurimi social është më i pakiët se sa në Gjermani apo Francë. Por Blair ka futur rrogën minimale dhe paratë për fëmijët dhe ka ulur shumë numrin e të pastrehëve. Akuza për një kapitalizëm të hershem të pamëshirshëm i llojit anglosakson është i pabazë. Tani Blair do të bindë ata që dyshojnë në vende të tjera.
Për këtë shanset nuk janë të keqija thuhet në Londer. Fronti i refuzuesve u thye. Disa qeveri u treguan të hapura ndaj Blairit, komisioni i BE-së ka sinjalizuar gatishmeri për kompromis.
Kancelarit gjerman Gerhard Schrëder i ka kaluar gjithsesi koha thuhet jozyrtarisht në Downing Street. shumë gjë varet nga vazhdimi i debatit pasionant ndermjet Blairit dhe Chirakut. Deri tani Blair vetem ka përfituar nga kjo në politikën e brendshme. Ai do të përfitojë edhe më shumë, nqs Evropa lëviz në drejtimin e tij. Për këtë ai do të jetë i gatshëm të paguajë në fund edhe një çmim. Pyetja është sa të lartë? Të dyja palët duhet të lëvizin këtu. Në se të dy politikanët do ta shfrytezojnë më në fund shansin mbetet e hapur.
Festimet simbolike në Portmouth kanë dëshmuar sërish, se marrëdhëniet ndermjete Britanisë se Madhe dhe Francës vuajnë dhe shpesh kendveshtrimet janë të ndryshme. Një stacion televiziv francez njoftoi psh për vizitën e aeroplanmbajteses Charles de Gaulle në Portsmouth pa permendur festivitetet. Ndersa televizioni britanik permendi me qejf se emri i anijes që drejtoi anijen franceze në port ishte Trafalgar.

  • Data 30.06.2005
  • Autor Graham Lucas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDu
  • Data 30.06.2005
  • Autor Graham Lucas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDu