Sfond terrorist? - Sulme me bombë ndaj hoteleve në Stamboll | Bota | DW | 10.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sfond terrorist? - Sulme me bombë ndaj hoteleve në Stamboll

Mbrëmë gjatë natës në Stamboll ka pasur disa sulme me bombë, si pasojë kanë gjetur vdekjen dy vetë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

Shpërthime në Stamboll, nëntor 2003

Shpërthime në Stamboll, nëntor 2003

Policia deri tani është shumë e rezervuar në dhënien e informacionit mbi ngjarjen. Ende nuk ka të dhëna të besueshme lidhur me sfondin e këtyre sulmeve dhe nuk është e qartë nëse ato kanë lidhje me njëri-tjetrin. Sipas presidentit të policisë së Stambollit, Celatetin Cerrah, të katër sulmet kanë si motiv terrorizmin.

Shkas për këtë dyshim sic duket është fakti që sulmet janë kryer paralelisht në të njëjtën kohë. Fillimisht rreth orës 1:40 sipas orës lokale shpërthyen bombat në dy hotele në pjesën e vjetër të Stambollit. Si pasojë gjetën vdekjen dy vetë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Një gjysmë ore më vonë ndodhën dy shpërthime të tjera në një impiant të furnizimit me gaz në perëndim të qytetit. Këtu pati vetëm dëme materiale.

Viktimat janë turq, kinezë, turkmenistanas dhe ukrainas. Emrat e hoteleve të sulmuara janë "Holiday" dhe "Pars Hoteli", ky i fundit një hotel persian. Në to ndodheshin në kohën e ngjarjes rreth 60 vetë. Në njërin prej kuartiereve pak përpara shpërthimit të parë pati një telefonatë paralajmëruese. E njëjta gjë ka ndodhur edhe përpara se të shpërthente bomba në impiantin e gazit.

Ndërkohë policia është e kujdesshme në dhënien e informacionit. Ka të ngjarë që këto atentate të jenë kryer në të njëjtin kontekst me fatkeqësinë e rëndë në një tren përpara dy javësh. Lidhur me këtë fatkeqësi fillimisht numri i të vdekurve u dha më i lartë nga sa ishte në të vërtetë.

Në qytetin disa milionësh të Turqisë policia është në gjendje gadishmërie që nga nëntori i vitit të kaluar. Si pasojë e sulmeve të nëntorit gjetën vdekjen 60 vetë dhe qindra të tjerë u plagosën. Edhe nëse tani ka dyshime ndaj terroristëve islamistë, mund të ndodhë që autorët e sulmeve të fundit të kenë vepruar me qëllim që të tërheqin vëmendjen ndaj El Kaidës. Kjo pasi në Stamboll gjatë javëve dhe muajve të fundit ka pasur vazhdimisht shpërthime, që kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

  • Data 10.08.2004
  • Autor Ulrih Pik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSb
  • Data 10.08.2004
  • Autor Ulrih Pik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSb
Reklamë