Sfida të reja, vlera të reja | Gjermania | DW | 20.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sfida të reja, vlera të reja

Unioni kristiandemokrat (CDU) filloi të hënën (20.02.) një debat parimor vlerash. Angela Merkel prezanoti para rreth 100 të deleguarve dhe 800 mysafirëve të ftuar në

default

Kongresin e vogël të Unionit në Berlin, konceptin e saj për vlerat që duhet të përfaqësojnë kristdemokratët. "Duam ta sigurojmë të ardhmen e ekonomisë sociale të tregut, por ndjejmë, që si pasojë e globalizimti kanë ndryshuar rrethanat," – ka sqaruar Merkel domosdoshmërinë e rishikimit të vlerave brenda partisë.

"Kështu për shembull, presidenti aktual i Iranit mohon Holokaustin dhe kërkon ta fshijë nga harta Israelin," tha Merkel më tej duke kërkuar që në programin e ri parimor të njihet e drejta ekzistencës së shtetit të Israelit.

Sfidat e tjera kanë të bëjnë me terrorizmin ndërkombëtar, përplasjen e lirisë së shtypit me atë të ushtrimit të fesë, siç e dëshmon konfrontimi aktual për karikaturat e Muhametit, por edhe disfatat që pësoi Bashkimi Evropian me dështimin e referendumeve në Francë e Holandë.

Merkel kërkoi që të shihen se ku janë shanset e globalizimit, dhe doli me konceptin e ri të ekonomisë sociale të tregut: "Ne, Gjermania, BE, duhet të jemi pararoja e një rendi ndërkombëtar, që është i drejtë, e ku të gjithë të kenë shanse të barabarta për t'u zhvilluar."

Kriteri i programit do të jetë figura njeriut kristian. "Ajo i vë politikës synime, por i vë edhe kufij. Njeriu nuk është i masa e të gjitha gjërave, por ai ka një detyrë të krijojë botën sipas kritereve njerëzore," - tha politikanja kristdemokrate.

Merkel u shpreh kundër ideologjizimit të kësaj figure. Ajo gjithashtu kërkoi që debati të zhvillohet duke reflektuar edhe ndaj kulturave të tjera: "Ne, që kujtojmë se vlerat tona thelbësore janë të palëkundshme, duhet t'i lëmë të tjerët herë pas her të na tregojnë, se ku na kanë çuar ato." Merkel i ftoi kristdemokratët që në kohërat e globalizimit të dëgjojnë se ç‘mendojnë të tjerët për Gjermaninë.

Debati brenda partisë do të kurorëzohet në fundi të vitit 2007 me aprovimin e një programi të ri parimor. Ky program do të zëvendësojë të deritanishmin, që është miratuar në vitin 1994.

  • Data 20.02.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1H
  • Data 20.02.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1H