1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbja feston Kurban Bajramin me shqiptarët & Sa kushton një pyetje gazetareske në Kosovë? & Për çfarë flasin Buhler dhe Miletiq?

19 Nëntor 2010
https://p.dw.com/p/QDSn

Festa e Kurban Bajramit është kohë kur njerëzit u kthehen solidaritetit, mëshirës, kur mendojnë për më të afërmit dhe njerëzit në nevojë. Është kjo festë kur njerëzit afrohen mes vete dhe për momentin harrojnë brengat e jetës së përditshme, urrejtjen dhe të kaluarën. Kështu ishte edhe në Kosovë, ku pati raste madje që një serbe të festojë së bashku me shqiptarët.

Një pyetje gazetareske ndonjëherë mund të jetë edhe shumë e rrezikshme, në veçanti në vendet ku nuk respektohen të gjitha segmentet e lirisë së mediave. Gazetarja e agjencisë Kosovapres Sebahate Shala ka pyetur zëvendësshefin e Eulexit Sparks, në një konferenë, se a është normale që në listat për zgjedhje të ketë edhe persona të dyshuar për korrupsion dhe vrasje? Ajo pohon se më vonë ka pasur kërcënime për shkak të kësaj pyetje. Ka reagur edhe shoqata "Reporterë pa Kufij" dhe PDK.

Në Nish të Serbisë u takuan komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler dhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe Milloje Miletiq. Disa media në Kosovë bën të ditur se gjeneralët do të hapin edhe çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, por komandanti i KFOR-it thotë se këto çështje nuk janë në rend dite.

Autor: Ajete Beqiraj/Bekim Shehu/Refki Alija

Redaktoi: Bahri Cani