Serbia sjell trupat e pajetë të shqiptarëve | Politika | DW | 07.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Serbia sjell trupat e pajetë të shqiptarëve

Dorëzohen sot në Kosovë trupat e pa jetë të 55 shqiptarëve. Afro tre mijë të tjerë ende të zhdukur

Harta Serbi-Mail i zi

Harta Serbi-Mail i zi

Autoritetet serbe po u dorëzojnë sot, zyrtarëve të administratës ndërkombëtare trupat e pa jetë të 55 shqiptarëve të Kosovës të gjetur dy vjete më parë në disa varreza masive në Serbi. Në pikën kufitare të Kosovës me Serbi në Merdare, qindra familjarë nga Kosova kanë dalë për të pritur kufomat e shqiptarëve, të cilat nuk do t'u dorëzohen menjëherë familjeve por, ato do të dërgohen në morgun e Rahovecit për të përfunduar procesi i identifikimit të tyre. Shefi i zyrës ligjore të UNMIK-ut, për persona të zhdukur, Hoze Pablo Barajbar.

Deri tani në Kosovë kemi sjellur trupat e 558 shqiptarëve ndërsa në presim që të sjellim edhe afro 250 të tjerë. Unë mendoj se ky proces duhet të përshpejtohet dhe shpresojë se dialogu i rinisur në mes autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, për çështjen e personave të zhdukur do të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj çështje dhe kthimin e të gjithë trupave të mbetur në Serbi, tha Hoze Pablo Barajbar.

Çështja e personave të zhdukur dhe qindra kufomave të shqiptarëve që
akoma gjenden në Serbi, këtu vazhdon të jetë një çështje shumë e ndjeshme. Për mijëra familje nga Kosova ky është një ankth. Haki Kasumi, është udhëheqës i këshillit kordinues të shoqatave që angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Përfaqësuesi i shumë familjeve që kanë të zhdukur, kërkon nga institucionet e Kosovës që të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sidoqoftë, trupat e 850 shqiptarëve të Kosovës u zbuluan dy vite më parë në një varrezë masive në Batajnicë afër Beogradit, mirëpo mungojnë edhe mijëra të tjerë. Kjo çështje vazhdon të jetë pjesë e bisedimeve teknike në mes autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, bisedime këto të rifilluara në mars të këtij viti. Të dy grupet punuese kanë hartuar një listë të përbashkët, ku rezulton se afro 3000 persona nga Kosova vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, që nga përfundimi i luftës në mesin e tyre edhe 500 pjesëtarë të komuniteteve jo shqiptare.

  • Data 07.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtW
  • Data 07.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtW