Serbia pranë afrimit me BE-në? | Ballkani | DW | 13.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbia pranë afrimit me BE-në?

Ultranacionalisti Tomislav Nikoliç dha ditën e dielë dorëheqjen pak ditë pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të parlamentit serb. Ky hap mundëson krijimin e një qeverie demokratike serbe, kusht nga BE-ja. Koalicioni ri debatohet të hënën.

Tomislav Nikolic

Tomislav Nikolic

"Jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit" u shpreh kryetari i partisë radikale serbe, Nikoliç ditën e dielë para deputetëve të parlamentit beogradas. Këtë hap Nikoliç e mori para shkarkimit të tij. Kjo pasi përfaqësuesit kryesore të partive demokratike serbe ranë dakord ditën e premte për krijimin e nje qeverie të re duke përjashtuar ultranacionalistët.

Negociatat për koalicionin të filluara para disa muajsh kohët e fundit u futën në një udhë pa krye. Si pasojë të martën e shkuar disa deputetë të partisë së moderuar nacionaliste demokratike serbe, (DSS) i dhanë votat Nikoliçit. Zgjedhja e tij shkaktoi menjëherë reagime në perëndim.Në Evropë u rrit shqetesimi per rizolimin politik të Serbisë.

Në deklaratën e dorëhqejes, Nikoliçi shprehu qartë para parlamentit kritikën e tij ndaj perëndimit: " unë u zgjodha nga populli serb në postin e krytearit të parlamentit, ndërkohë që ju lutët për ndihmë Brukselit dhe Uashingtonit për të më larguar."


Partia Koshtunicës synon tashmë me partinë proevropiane demokratike dhe neoliberaolët e Bllokut G17 Plus, krijimin e një koalicioni qeverisës pa ultranacionalistët. Parlamenti serb pritet të debatojë ditën e hënë për qeverinë e re. Pritet që qeveria e re serbe të drejtohet sërish nga kryeministri aktual Vojislav Koshtunica.

Bashkimi evropian vendosi si kusht për rifillimin e bisedimeve për marrëdhënien e asociim-stabilizimit dhe përforcimin e lidhjeve me shtetin serb, krijimin e një qeverie demokratike në këtë vend. Ditën e shtunë presidenca gjermane e BE-së i përshëndeti zhvilimet e fundit pozitive në Beograd duke shpresuar se qeveria e re do të ndërrmarë së shpejti hapat e duhura për reformat e parashikuara, të cilat do të mundësojnë rifillimin e bisedimeve me BE-në.

  • Data 13.05.2007
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVl
  • Data 13.05.2007
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVl
Reklamë