Serbia, pesë vjet pas Milloshevicit | Politika | DW | 05.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Serbia, pesë vjet pas Milloshevicit

Presidenti serb, Boris Tadic ka kritikuar ritmin e ngadaltë të reformave në Serbi

Presidenti serb

Presidenti serb

Në përvjetorin e pestë të rrëzimit nga posti të presidentit Sllobodan Miloshevic, presidenti serb Boris Tadic ka kritikuar ritmin e ngadaltë të reformave në Serbi. Vetëm pak njerëz në Serbi mund të jenë të kënaqur sot me rezultatet e shënuara që prej kthesës politike, tha Tadici në një konferencë në Beograd. Organizatorë të takimit me titull "Serbia pesë vjet më vonë" ishin organizatat joqeveritare. Tadici përmendi mangësi në politikën financiare, në luftën kundër korrupsionit, në reformën kushtetuese dhe në ndërtimin e forcave të sigurisë. Inflacioni dhe papunësia vazhdojnë të jenë të lartë. Serbia vërtet ka ndryshuar, por jo mjaftueshëm, u ankua presidenti.

Miloshevicin e dëbuan në vitin 2000 nga pushteti, pasi ai nuk deshi të pranonte disfatën në zgjedhje. Në vitin 2001, Serbia ia dorëzoi atë Tribunalit të Hagës për krime lufte.

  • Data 05.10.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtB
  • Data 05.10.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtB