1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia dy ditë para zgjedhjeve

Jörg Paas18 Janar 2008

Për Tadiçin apo Nikoliçin? Për Evropën apo kundër Evropës. Ky do të ishte shkurt vendimi që duhet të marrin serbët ditën e dielë në raudin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

https://p.dw.com/p/CtSu
Pllakatë elektorale në SerbiFotografi: AP

Finalja e madhe në arenën e njohur të Beogradit. Nga e gjithë Serbia kanë ardhur përkrahësit e presidentit Boris Tadiç me autobuzë për të dëgjuar idhullin e tyre. Tadiçi përshëndetet si një yll i muzikës rock.

Serbien Wahlen Wahlplakat in Belgrad Boris Tadic
Pllakatë elektorale e Boris TadiçitFotografi: AP

Ai është për qëndrim të hapur ndaj botës, për stabilitetin në vend të krizës. Para së gjithash në fjalimin e tij ai bën fjalë për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe të ardhmen e Kosovës: Tadiç i do të dyja, një marrëdhënie të mirë me BE-në, me synimin e kërkesës sa më të shpejtë për anëtarësim dhe tjetrën që Kosova të mbetet nën Serbnëi: "Ne do ta nënshkruajme marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, por nuk do të harrojmë kurrë mbrojtjen e Kosovës. Këtë e garantoj. Deri në fund të këtij viti ne duam të jemi zyrtarisht kandidat zyrtar për anëtarësim. Dhe unë u siguroj: Ne do ta arrijmë këtë qëllim."

Tadiçi konsiderohet si shpresa e Serbisë, megjithëse qëndrimin e tij ndaj çështjes së Kosovës. Nga të nëntë kandidatët për postin e presidentit, vetëm njëri është për ta lëshuar përfundimisht Kosovën, por ai nuk ka shanset për të fituar.

Präsidentschaftswahlen Serbien 2
Miting elektoral i ultranacionalistit Tomislav Nikoliç. 16.01. 2008, MitrovicëFotografi: AP


Kundërshtari kryesor i Tadiçit është si edhe para tre vjetësh, radikalisti Tomislav Nikoliç. Në javët e fundit ai po përdor tone moderuese, ndryshe nga ato të mëparshmet. Tashmë Nikoliç shprehet se marrëdhëniet e mira me të gjitha shtetet e botës janë të rëndësishme, parakusht duhet të jetë që ato të mos ja marrin Kosovën Serbisë. Me premtimet për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin dhe parullat për forcimin ekonomisë serbe, Nikoliç synon të ripozicionojë partinë radikale dhe të fitojë zemrat e zgjedhësve të moderuar me tonet patetike: "Që Serbia të jetë krenare, që të sundojë drejtësia, që Kosova të mos vihet kurrë në pikëpyetje si pjesë e Serbisë. Ose BE-ja na do kështu si jemi, ose të na lënë të shkojmë me ata që nuk na fyejnë, nuk ka poshtërojnë, që na vlerësojnë brenda kufijve ekzistues dhe i dëshirojnë të mirat fëmijëve tanë."


Sipas vlerësimeve vendimi për presidentin e ardhshem nuk do të merret të dielen, por në balotazh dy javë më vonë. Kështu shprehet edhe Marko Blagojevic nga "Qendra për zgjedhje të lira dhe demokracinë" në Beograd. "Po qe se merret vendimi për të dërguar misionin e ri në Kosovë dhe po qe se ky vendim publikohet në mes dy raundeve zgjedhore, kjo do t'i përziejë koalicionet qeveritare. Kjo mund t'i dobësojë shanset e Tadiçit në raudin e dytë. Nga ana tjetër: Po qe se BE-ja vendos të lejojë Serbinë të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kjo mund t'i ngrejë shanset e tij."