Serbët e Kosovës nuk favorizojnë autonomi të veriut | Ballkani | DW | 28.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e Kosovës nuk favorizojnë autonomi të veriut

Sepse kjo do të bënte të pamundur jetën e serbëve në pjesët e tjera të Kosovës dhe kthimin e serbëve të zhvendosur

Mitrovicë, janar 2007

Mitrovicë, janar 2007

Përfaqësues të serbëve të Kosovës mendojnë se veriu i Kosovës, nuk duhet të
shkëputet nga Kosova apo të ketë një lloj autonomie të vecantë edhe në rast
se serbët shprehen të pakënaqur nga pakoja e Ahtisarit për zgjidhjen e
statusit të Kosovës. Ata thonë se serbët e Kosovës interesat e tyre mund t'i
realizojnë përmes decentralizimit.

Këto deklarata, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës i bënë, pas pohimeve për mundësinë e shpalljes së autonomisë për veriun, në rast se Kosova do të bëhet e pavarur. Kryetari i Këshillit Nacional serb për veriun e Kosovës, Milan Ivanoviq, tha se në qoftë se përmbajtja e propozimit të të dërguarit të posaçëm Marti Ahtisari për
statusin, do të jetë e pafavorshme për serbët, nuk ka absolutisht asnjë mundësi që serbët nga veriu i Kosovës ta shpallin autonominë.



"Nuk ka mundësi që serbët në veri të Kosovës ta shpallin autonominë e tyre, pasi serbët nuk jetojnë vetëm në pjesën veriore, por edhe në brendi të Kosovës," thotë Milan Ivanoviq. Ai shprehet i bindur se megjithatë do të gjendet një zgjidhje, e cila do të mbrojë edhe interesat e serbëve edhe interesat e shqiptarëve. Pëfaqësues të serbëve të Kosovës, pranojnë se në Kosovë ka sic thonë separatizëm tek serbët në pjesën veriore të Kosovës, mirëpo sias tyre separatizmi ekziston edhe në radhët e komunitetit shqiptar.


Mirëpo autoritet e Prishtinës, në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së dhunës dhe në rast se të dyja palët shqiptarët dhe serbet, nuk shprehen të kënaqur me pakon e Ahtisarit.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, thonë se do të ishtë papërgjegjsi shumë e madhe nëse vihet në jetë ideja e sic thonë ata ekstreistëve për krijimin e një autonomie në veri të Kosovës. Kjo sipas tyre do të pamundësote jetën e serbëve në pjesët tjera të Kosovës dhe poashtu do të pamundësonte kthimin e serbëve të zhvendosur.

  • Data 28.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZF
  • Data 28.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZF
Reklamë