1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbët bojkotojnë debatin

25 Maj 2007

Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker, ministri për Kthim dhe Komunitete Branislav Grbiç, shefi i Zyrës Ruse në Prishtinë, Andrej Dronov dhe gjenerali I KFOR-it brigadës shumëkombëshe Perëndim, Antonio Vençi, vizituan të ejten shatin Osojan të Istogut, i banuar kryesisht nga minoriteti serb

https://p.dw.com/p/ArV1
Kosovë
KosovëFotografi: dpa

Istogu është njëra ndër pesë komunat e Rajonit të Pejës. Osojani, është fshat i kësaj komune i banuar me serb, në të cilin që në vitin 2001 është bërë kthimi i parë kolektiv ne Kosoven e pasluftes. Ndonese, si para çdo hyrje te fshatrave serbe, nga ushtarët e KFOR-it pason një kontroll i detajuar, megjithatë përshtypja e parë është se këtu jeta rrjedh normalisht.

Në qendër të fshatit, një ditë ndër më të zakonshmet. Në kafenenë në hyrje të rrugës, tre katër burra janë shtruar në pie. Ca të tjerë matanë bëjnë muhabet. Se, sot këtë fshat do të vizitojë delegacioni i paralajmëruar, të bëjnë të mendosh vetëm makinat e UNMIK-ut dhe të KFOR-it, si dhe ca policë të Shërbimit Policor të Kosovës, që bëjnë roje përreth. Pyetja nëse vërtet këtu po bëhej vizita e paralajmëruar, është e pashmangshme. Të paktën kështu ishim të njoftuar përmes një komunikate për shtypi, të lëshuar ditë më parë nga Zyra e Informimit të Istogut. Por, në çastet e fundit, nga po kjo zyre informohemi se debati është anuluar.

Tashmë ora është 12:30 minuta. Në qendër të Osojanit arrin kolona e makinave me përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe të Administratës Ndërkombtare, në Kosovë.

„C’është gjithë kjo fundërrinë këtu?!»

„Këtu janë për ju!“

«Për ne?! Oooo! Ata janë këtu për veten e tyre. Ata le të merren vesh me Koshtunicën!»

«Do duhej të flisnin me qeverinë e Serbisë!“

Opinione të tilla merr Deutsche Ëelle nga banorët e Osojanit. Milloshi, serb nga Vitomirica e Pejës, i cili tash tetë vjet jeton i shpërngulur në Mal të Zi dhe këtu ka ardhë për vizitë, është I vetmi i cili sot jep mendim të qartë:

„Të gjithë politikanët, po bëhen si laviret, t’më falësh motër! Si të mos pritet përfaqësuesi i shetit të Rusisë? Atë e ka dërguar Putini për ne, e këta serbë nuk deshën ta pranojnë? Por…Nuk e duan Qekun,
prandaj!“

Një burim yni thotë se debati i së ejtes me temën ”Siguria e përgjithshme dhe nevojat e tyre”, u bojktoua për arsye se në përbërje të delegacionit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Agim Qeku. Një burim tjetër thotë se bojkotimi i debatit në çastet e fundit erdhi nën ndikimin e Qendrës Koordinuese Serbe.

Mirëpo, informata e vetme e sigurt është se mosardhja e kryemnisntirit Qeku nuk ndryshoi asgjë lidhur me debatin e paraparë enkas për komuntitetin serb. Vetëm pas takimit të delegacionit vendor dhe ndërkombtar me tre përfaqësues serb të Osojanit, pa prezencën e mediave, marrim prononcime.

“Ndoshta ranë në ndikim të dikujt, që të mos takohen me ne. Por, ja që edhe kjo është pjesë e Kosovës! Sidoqoftë, ne deshëm t’i sigurojmë se jemi këtu, të flasim me ta për hallet e tyre. Se, kur diskutojme për statusin e Kosovës është shumë me rëndësi që këta njerëz të ndjehen jo vetëm të sigurt por të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre, në Kosovën e tashme dhe në të ardhmen”-tha për mediat, kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker.

“Para së gjithash, takimi I planifikuar kohë më parë nuk u mbajt, që është një dem! Por, ne do donim që këtë ta bëjmë në një të ardhme të afërt!”-tha shefi i Zyres Ruse në Kosovë, Andrej Dronov, i cili me këtë´rast tha se Rusia po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, për Kosovën.

Branisllav Grbiç, ministër në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, të Kosovës tha se:“I dëgjuam problemet e tyre, të cilat jane probleme të përgjithshme. Por, çështje prioritare ishte si kthimi individual I serbëve poashtu edhe ai kolektiv”.

Ljubisha Shçepanovic, njëri ndër tre përfaqësuesit serb i cili bisedoi me delegacionin nga Prishtina tha se:„Kjo nuk është situata e vërtet në terren. Shumica e banorëve megjithatë janë për bashkëpunim dhe për bashkëjetesë. Lëvizim më lirshëm, kontaktojmë me shqiptarët dhe nuk kemi probleme. Faleminderit nga Bashkësia Ndërkombtare dhe nga qeveria e Kosovës, për vizitën“.

Fadil Ferati, kryetari I Kuvendit Komunal të Istogut tha se serbët janë për integrim dhe të vetdishëm se megjithatë, Prishtina është më afër se Beogradi”.

Në fshatin Osojan janë kthyer 300 serb si dhe janë ndërtuar 130 shtëpi të reja. Ndërsa, për kthimin dhe integrimin e komunitetit serb, komuna e Istogut është ndër komunat më të suksesshme në Kosovë.

„Nëse është komuna më e mirë, kjo ndodh ngase ka qytetarët më të mirë të të gjitha komuniteteve!“-tha Kryetari i Komunës së Istogut, Fadil Ferati.

Po të enjten, në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete të Kosovës, u nënshkruan kontratat për 36 projekte për kthimin e të zhvendosurve, kryesisht të komunitetit serb. Shumën prej dy milionë eurosh, sa kërkon realizimi i këtyre projekteve, e ka siguruar qeveria e Kosovës. Me rastin e nënshkrimit të ketyre kontratave, Arif Muçolli, këshilltar i kryeministrit Agim Çeku, tha se qeveria e Kosovës është e gatshme që të ndihmojë në të gjitha projektet që kanë për qëllim kthimin e të gjithë atyre që dëshirojnë për tu kthyer dhe jetuar në Kosovë.